Vajza, ka ardhur momenti i të vërtetës! Nëse jeni të interesuara të dini disa “sekrete mashkullore”, atëherë lexojeni artikullin e duhur. Ne po ju zbulojmë disa kuriozitete për meshkujt, qofshin këto shkencore, sociale apo veçori tjera për jetën e tyre.
1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, thotë një studim shkencor.
2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.
3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.
4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.
5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50 për qind.
6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.
7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruar mjekrën.
8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.
9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.
10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.
11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.
12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.
13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.
14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.
/Shekulli/

Po cfare viti e zbuloi ai tradhetine tek pika 10?
Se mund te kete qene 1941 dhe i bie qe ajo ta kete tradhetuar si 95 vjecare. Lol
14 kuriozitete qe nuk i dinit per meshkujt ????
dhe na qenka kuriozitet per meshkujt fakti qe nje mashkull na qenka ndar pas 77 vitesh ? apo qe nje mashkull qenka martuar me nje qen ????
Kini parasysh titujt e me pas shkrimin para se ta botoni!
– pik per kete lajm!
12. qenka nona. do ta bej dhe une ahahah