Një portal informativ jepte një lajm shoqëruar me pamje video, se si, një njeri me biçikletë përfshihej sakaq në një sherr me grushta, me drejtuesin e një automjeti, për një keqkuptim krejt të rëndomtë. Dhe një prej frazave në lajmin telegrafik që jepej për këtë rast, thuhej se ky sherr ndodh dhe gjatë sezonit turistik – kuptuar kjo si diçka e rëndë, diçka fatale dhe në raport pra me kohën dhe vendin ku ndodhte: në gusht dhe në Vlorë.
Në nëntekst, fraza jepte të kuptuar se, nëse atë lloj sherri do e kenë parë të huajt, kjo është një turp për ne, një minus në imazh. Por dhe në këtë rast, hileja qëndron tek informacioni. Turistët që vijnë në Shqipëri, kanë nevojë për shumë informacion, në mënyrë që ta shijojnë këtë vend, gjithçka ndodh këtu, edhe nëse ajo që ndodh është e shëmtuar në thelb. Ja, sikur të huajve t`u thuhej se për ç`arsye ndodhi sherri, për një bythë vendparkimi, kjo atyre do u dukej shumë interesante dhe do i tërhiqte më shumë për të qenë mes njerëzish me temperament të tillë; sidomos po t`u tregosh se në gjuhën popullore, ekziston shprehja “të zihesh për petulla”, që nënkupton se dy njerëz, mu në kulmin e paqes e kënaqësisë duke ngrënë petulla, sakaq përlahen me njëri-tjetrin.
Kjo ndodh jo vetëm me petulla përpara, por dhe duke luajtur domino, siç ndodhi po në Vlorë dy net më parë, ku shoku shokun e qëlloi me pistoletë duke i marrë jetën, ndoshta kur viktima duhet të ketë patur gurin e fundit në dorë. Një rrëfimi i tillë, do i këndellte pa masë të huajt. Por sa të tilla ka jeta shqiptare. E më pas, ata nuk kanë nevojë që të enden malësive për të mbledhur rrëfenja gjakmarrjesh, mjaft të ndodhen në çdo cep a pëllëmbë toke në Shqipëri, për të dëgjuar e parë çudira, ndonjëherë dhe live, nga më të pabesueshmet. Kësaj i thonë që edhe marrëzinë që na ka kapluar si shoqëri, ta trajtosh si resurs turistik! / E.H.

tamom
Une nuk munda ta lexoj dot kete shkrim se nuk e gjej dot se cfare do te thote fjala “resurs” ne gjuhen Shqipe! Une e kuptoj qe gjuha Shqipe eshte e varfer, por kjo nuk do te thote te perdoresh fjale te huaja.
NDENJA UNE NE DIELL, QENKE PERVELUAR TI
Ata te Vlores luanin “tavell” qe eshte nje tjeter loje e jo domino, i shtrenjti Ermir.
Natyrisht asgje nuk ndyshon, eshte si te kerkosh “gjilperen ne kashte” shprehet zv kryredaktori yt, paçka se ka shkruar plot 56 artikuj ne revisten Klan, me tendence jo shume te ndryshme nga ajo e Blendi Fevziut, qe ka shkruar ne te njejten reviste e ne te njejten kohe dyfishin e artikujve.
Ngjarje te tilla, si kjo qe pershkruan ne kete esse “turist joshese”, ndodhin me qindra mijera matane detit e me tutje. Per nje parkim vriten edhe me pistoleta mu ne zemer te Romes, baballare qe sapo kthehen nga defrimi i te shtundave me familjen, e perfundojne te shtrire ne mes te gjakut qe i ben aureole per tolerancen e munguar.
Ne shqipot jemi gjaknxehte per natyre, jo me pak jane ata qe vijne turiste ne kete vend. Nuk eshte normale qe debatimi te perfundoje ne gjakderdhje. Eshte akoma ajo kultura e tolerances qe na mungon.
Ne shqipot sedren e kryelartesine e kemi si askush tjeter ne kete bote, po sikur te provojme te behemi ne te tilla raste pak, fare pak ingleze, ta kalojme me humor.
Mund te vije dita, e nuk ka pse te jete ndryshe, qe batibekove boshe ti pas shkoje humori theres, qe edhe ate Halimin e Kuvendit per shembull ta ktheje ne njeri.