Shitësi i misrave dhe shitësi i detit

anazapta

Në Shqipëri, siç e dimë ndodh kështu: Qytetarët e zakonshëm, ata që nuk kanë familjarë e miq në pushtet dhe me pushtet, vihen ashpërsisht përballë drejtësisë edhe kur prej varfërisë psh., futen e vjedhin një “kokërr domate” në bahçen e tjetrit. Ndërsa, ata që kanë pushtet e që kanë të afërm me pushtet, sikur të vjedhin edhe lekët e shtetit me “maune” (si banka) e sikur të vrasin turma njerëzish në bulevard dhe në fabrika biznesesh mafioze, jo vetëm që nuk preken prej ligjit, por edhe mbrohen prej tij. Madje dhe gradohen në poste pushteti, bëhen shtetarë të lartë e të fuqishëm me aq pushtet, sa edhe emërojnë e komandojnë drejtësinë. Këta jo vetëm nuk i prek policia, por kur kalojnë në rrugë edhe i nderon me qëndrim “gatitu” si në parada. Këtyre, jo vetëm nuk u preket as fija e… flokut nga drejtësia, por edhe duartrokiten prej saj kur ata mbajnë fjalime për zbatim ligji e drejtësi!

Po prezantojmë dy personazhe, nga këto dy kategori shoqërore. Njeri bën pjesë tek ajo kategori shoqërore që “shtypen me këmbë” e që “dridhen” prej shtetit. Ndërsa tjetri, bënë pjesë tek grupi që “të shtyp me këmbë” në emër të shtetit. Këto ditë, “i shtypuri” ka dalë e po punon në rrugë për të nxjerr kafshatën e bukës. Ndërsa “shtypësi”, ka dalë podiumeve të sallave me kondicionerë e po mbanë fjalime për drejtësi. Njeri është shitës misrash, ndërsa tjetri është shitësi i detit shqiptar.

 

Shitësi i misrave, 4 herë i dënuar dhe sekuestruar për “evazion fiskal”

shitesi i papitKy që shikoni në këtë foto është shitës misrash. I gjendur prej shumë vitesh i papunë e në varfëri ekstreme në familje, çdo muaj korrik ai nis “biznesin” si pjekës e shitës misrash në një lagje periferike të Tiranës, me një leje provizore 3 mujore korrik-gusht-shtator, dhënë nga njësia bashkiake përkatëse. Një ditë, duke u bërë klient rastësor i shitësit të misrave, ai më tregoi për hallin që e kishte zënë. Nuk e linte të qetë policia bashkiake e Tiranës. Ajo e ka marrë tre herë forcërisht shitësin e misrave, duke e futur në furgonin e policisë “për ca sqarime” dhe prej andej, “për mosbindje civile” e ka çuar në një zyrë, ku e ka “këshilluar” të mos shkelë më rregulloren dhe ligjin e tregut.

Të tria herët, policët bashkiakë i kanë sekuestruar thasët me misër, thesin me qymyr, zgarën, stolin, shkopin e hekurit që trazonte zjarrin e që rrotullonte misrat gjatë pjekjes, si dhe i kanë asgjësuar me këpucë misrat e pjekur, me “nxjerrje jashtë përdorimit në vend”. Përveç sekuestros e “këshillave” për të mos përsëritur “shkeljen e ligjit mbi tregun”, policia e ka dënuar shitësin e misrave tre herë me nga 10 mijë lekë të reja gjobë, pra me 30 mijë lekë të reja, sa 1000 kallëpë misri. Futjet në furgon dhe shoqërimet “për ca sqarime e këshilla”, sekuestrot e pajisjeve dhe të thasëve me misra (siç i kanë thënë kur e kanë “sqaruar”), policia ia ka bërë “në zbatim të ligjit për konkurencë tregtare të pandershme”. Ndërsa, me 3 gjobat nga 10 mijë lekë secila, policia e ka dënuar “për evazion fiskal, me pasojë fshehje të ardhurash e fitimesh”, mbasi shitësi i misrave nuk dispononte “libër bilanci furnizimesh me lëndë të pare kallëpe misri, bilanc shitjesh, fitimesh ditore e mujore”. Por nuk mbaroi këtu halli i shitësit të misrave. Pasi ka nisur të pjekë e shesë misra sipas “ligjit mbi tregun”, i pajisur me “libër bilanci furnizimesh, xhiroje e fitimi ditor dhe mujor”, policia i ka shkuar përsëri tek “dyqani” dhe e ka shoqëruar, “sqaruar”, sekuestruar e gjobitur përsëri me 10 mijë lekë të reja, “për kushte të këqija higjenike në “dyqan” dhe “për mungesë lejeje mjedisore”!

 

Shitësi i detit, 3 herë ministër dhe 1 herë kryetar bashkie i Tiranës

Ky që shikoni në këtë foto, njihet prej shqiptarëve si shitësi i detit, truallit zyrtar shqiptar. Kur ishte Ministër i Jashtëm, bëri pazar hajdutësh me qeverinë greke, duke i dhënë pjesën naftëmbajtëse të detit shqiptar. Këtë copëtim të territorit ai e bëri me urdhër të shefit të tij të asaj kohe, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke hartuar, miratuar në qeveri dhe duke e votuar fshehtas në parlament këtë shitje deti. Pastaj, duke e konkretizuar shitjen e detit me firmosje publike në Greqi, përkrah shefit të tij ideator e urdhërues të këtij pazari. Në dokumentin e pazarit copëtues të detit shqiptar, i cili vazhdon të quhet “Pakt detar”, shitësi është ky që shikoni duke dorëzuar tek grekët, aktin e shitjes së detit, si të shiste pishinën e vilave të tij e të familjes Berisha.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të paligjshëm copëtimin dhe shitjen e detit, ndërsa shitësit nuk i përmendi as emrin si shitës! Pas copëtimit dhe shitjes së detit, akt që quhet “Tradhëti kombëtare”, në vend që shitësi të dënohej sipas Kushtetutës, u emërua Ministër i Punëve Publike e Transportit në qeverinë e Sali Berishës, ideatorit, krye-pazarxhiut dhe urdhëruesit të copëtimit e shitjes së detit! Edhe në këtë post, shitësi i detit nuk e harroi zakonin e pazarxhiut të interesave kombëtare. Po në mënyrë të fshehtë, ai shiti tenderin e “Rrugës së Kombit”, prej të cilës zhvati 240 milionë euro, afërsisht sa 30% të sasisë së vjedhur në Thesarin e Bankës së Shtetit, që drejtohet nga guvernatori i propozuar prej partisë që e drejton shitësi i detit. Pas shitjes dhe vjedhjes së tenderit të “Rrugës së Kombit”, në vend që të dënohej nga drejtësia, shitësi i detit, me ndihmën e drejtësisë shpëtoi me procedurë dhe u emërua Ministër i Brendshëm. Në këtë post, shitësi i detit nuk shiti troje kombëtare e tendera, por urdhëroi Gardën e Republikës të derdhte gjak protestuesish në bulevard, duke vrarë 4 prej tyre. Pas kësaj masakre, pasojë e urdhrit të tij, në vend që të vihej përpara drejtësisë, shitësi i detit u kandidua për kryetar bashkie të Tiranës, post të cilin e plaçkiti duke vepruar si… pazarxhi e shitblerës votash!

 

Share This Article
7 Comments
  • A ka njeri qe ia thote drejtesise keto veprime ?Ti dhe ne qe e lexojme nuk e bejme dot se jemi te vegjel,PS-ja ende nuk ka ardhe ne pushtet,Edi Rama ka frike,Bracje nuk di ke te denancoje me pare,Nishani dhe banda shpellare jane sa ne mbrojtje aq dhe ne sulm.Ilir Meta ka ngrene ne kete corbe. Mjere Shqiperia dhe populli shqiptar,edhe shpresa tek 23 Qershori po zvenitet ,se duhen arrestuar 2/4 e pushtetit.Ka 1 vit qe behen kallezime dhe asnjerit nuk i hiqet nje qime.U harrua Imami,Pollo,Bode, doli Fullqeni ,do te dalin Fullmutra te tjere vitin tjeter. Te gjithe do te bejme sehire,te gjithe do te themi “vaj medet” dhe asgje me shume.Nga optimist u kthyem ne pesimiste ndaj pandeshkueshmerise qeveritare.

  • Z.Perparim me fal se harrove: ketij shitesit te detit,vjedhesit te “Rruges se kombit “,vrasesit te 21 janarit,vjedhesit harbut te votave per Bashkine e Tiranes ,njeriut qe qesh dhe s’ben asgje,njeriut me pasporte hollandeze dhe shebyes i UDB-se,”dhendrrit “te Saliut a do t’i vije fundi vitin tjeter,apo do te na vije fundi neve qe shkruajme.

  • Njerez! Mos i hiqni shpresat. Drejtesia vonon, por nuk harron. Do te vije dita. Perpara se te kerkojme drejtesi duhet te gjenden njerezit qe do ta vendosin ate. Reforma ne drejtesi eshte nje domosdoshmeri qe nuk pret.

  • Skenat e dhunes se policise bashkiake kane qene te shpeshta edhe kur Rama ka qene kryetar Bashkie po nga ai vesh Perparimi ka vendosur te mos degjoje se hallin me Berishen e ka personal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *