Kampionia e Polonisë, Legia e Varshavës ka apeluar vendimin e dhënë nga UEFA për ta përjashtuar nga play-off në Champions. Polakët ndonëse fituan 6-1 ndaj Sëlltikut në turin e tretë u përjashtuan, pasi në ndeshjen e kthimit në Skoci kanë aktivizuar një lojtar të pezulluar. Në këto rrethana UEFA ka ndëshkuar ekipin polak duke kthyer në garë Sëlltikun. Sakaq klubi polak ka apeluar vendimin dhe sot pritet një përgjigje nga UEFA.
