SMS në DITA
Në 0689073730
Si gjithë populli dhe unë jam e skandalizuar nga vjedhja e Bankës së Shtetit. Nuk besoj që ata nëpunës të jenë personazhet kryesorë. Ata janë koka turku pasi kanë marrë pjesën e luanit e jua kanë servirur vetë në pjatë që t’u mbesë dopjo gjashta në dorë…. Nuk habitem me Berishën se ai është koka e kësaj vjedhje, prandaj e mbron, se nuk do ta votojë shkarkimin se është politikë. Sali, është Fullhajni politikan apo Guvernator banke? Keq mbrohesh Sali. Sot më habiti S.Braho, edhe ai e mbron Fullhajnin, është dhe prokuror. Skandal! Harrova, është i LSI-së. Meta ka mbajtur në pushtet Salën 4 vjet e natyrisht Sala për të ndenjur në pushtet është bujar, se vendin e kanë pronë private. Unë do firmos, e kam detyrë ndaj atdheut si të gjithë.
