Lazarati po zhvendoset në Kosovë

Bledar Lumani

Aksionet e fundit të Policisë së Kosovës të konfiskimit të drogave të lehta, siç është marijuana, kanë shfaqur shqetësim se në Kosovë mund të bëhet një zhvendosje e Lazaratit, pas aksionit shkatërrues nga policia e shtetit shqiptar në atë fshat.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi, është shprehur se në kohët kur Shqipëria është nën lupën e vëzhgimit, Kosova mund të jetë vendi ku mund të zhvendoset Lazarati.

“Kosova tani mund të jetë një vend ku mund të zhvendoset çështja e kultivimit të marihuanës. Pjesa e Dukagjinit ka klimë më të përshtatshme për të.

Kosova mund të jetë një vatër e re e kultivimit të narkotikëve”, ka thënë Ibishi për gazetën Zëri.

Edhe Burim Ramadani nga partia AAK mendon se ka tendenca për zhvendosje të Lazaratit në Kosovë, mirëpo sipas tij, shqetësim më i madh është mosluftimi i trafikimit të drogave të mëdha, siç është heroina e kokaina./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *