SMS në DITA
Në 0689073730
I ashtuquajtur president i vendit, është 100% produkt i partisë së ashtuquajtur demokratike dhe nuk mund të krahasohet as me ish presidentin komunist, R.Alia, i cili sapo i humbi zgjedhjet partia që e kishte zgjedhur, menjëherë dha dorëheqjen (megjithëse mund të qëndronte në detyrë). Ky nuk është aspak përfaqësuesi i unitetit të kombit dhe garant i Kushtetutës së vendit (këtë e di edhe bufi). Ky është turp i kombit tonë dhe çuditem si nuk ka kurajon të japë dorëheqjen, por vazhdon të zbatojë udhëzimet që i vijnë nga SHQUP-i. Ky është aty, për të mbështetur trazirat, që është duke i sajuar stani i Ristanëve me në krye 2B. Është thjesht përfaqësuesi i interesave të partisë së tij dhe jo për unitetin kombëtar. Kur do të hiqet ky palopresident?!
