”Salihi gol”, shkodrani gati për kombëtaren

anazapta

Hamdi Salihi shënon në Izrael në ndeshjen e parë të kampionatit mes Makabi Haifa dhe Hapoel Akre. Shkodrani ndihmoi skuadrën e tij, Hapoel Akre, që të kalonte në avantazh dhe të fitonte ndaj Makabit të Haifës. Ishte pikërisht minuta e 27-të e lojës kur shqiptari bëri të heshtë stadiumi i Makabit me një gjuajtje të bukur. Shqiptari Hamdi Salihi edhe vjet ka shënuar një supergol po me Makabi Haifan. Asokohe Salihi pas ndeshjes ka qenë i entuziazmuar për atë gol që sipas tij është nga më të mirët në karrierën e tij sportive. Mediat e kanë kurorëzuar si golin më të bukur këto kohët e fundit. “Kam shënuar jo pak në pozicione të tillë. Një gol me Shqipërinë kundër Malit të Zi dhe një tjetër ndaj Luksemburgut që janë pak a shumë njëlloj”. Shqiptari ka shënuar që në pjesën e parë të ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi, i cili në janar është transferuar në Izrael tek Hapoel Ironi Akre, është ambientuar shumë mirë tek skuadra izraelite. Salihi në ndeshjen e djeshme kundër Makabi Haifa ka arritur të gjejë golin në minutën e 27 të lojës. Pjesa e parë ka përfunduar me fitoren e Hapoel Akre. Hamdi Salihit i janë dashur vetëm 8 muaj në futbollin e Izraelit me ekipin e Hapoel Akre që të renditet në mesin e 10 lojtarëve më të mirë të këtij kampionati.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *