Të gjithë që marrin në dorë një instrument që nuk dinë ta përdorin, mundohen të krijojnë tinguj dhe të provojnë aftësitë e tyre muzikore. Në qendër të New York-ut është hapur një dyqan për shitjen e instrumenteve muzikore, ku dominojnë kitarat e ndryshme. Kjo video që është realizuar nga një përdorues i YouTube, tregon “dhunën” që i bëjnë veshëve këta 20 njerëz që kanë marrë kitarat. Megjithatë kjo nuk i pengon pronarët e ‘Guitar Center’ sepse për ata, sa më shumë zhurmë, aq më shumë klientë ka në dyqan.
