SHËNIM: Mesazhi që do donim nga Papa: “Trajtojeni popullin si mua!”

anazapta

Në vizitën e tij të afërme në Tiranë, kreu i Vatikanit Papa Françesku, sigurisht që do përcjellë shumë mesazhe. Por pa dëgjuar ende ato, ne duhet t`i jemi mirënjohës për vizitën e tij, edhe sikur të ndodhë ta anullojë në fund. Nuk dua të spekulloj se mos ndoshta ka ndonjë arsye të ndodh kjo, por mjaft fakti që për ardhjen e tij, Tiranës po kthehet në dinjitetin e munguar një prej shesheve historike të saj, ai përballë Korpusit Universitar me emrin “Nënë Tereza”, nuk është pak. Edhe pse emërtohet si i “shenjtë”,  nuk mendoj se kreu i botës katolike, për shkak të hyjnitetit, të posedojë informacione të imtësishme mbi deformimet e rënda të parimeve tona qeverisëse, ku për të, angazhohet një shtet i tërë që gjithçka të shkojë e të jetë si më e mira në ato orë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e dheut të shqip(o)eve; ndërsa kur vjen puna që ky angazhim gjigand të jetë për qytetarët e këtij vendi, njerëzit e zakonshëm që u ka rënë për pjesë të jetojnë këtu, por që janë poaq të “shenjtë” në të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet, ky shtet, si përmbledhës i frymës së mbrapshtë të qeverisjeve, është tragjedia vetë. Po ta dinte Papa Françesku këtë, patjetër që do e lëshonte dhe këtë mesazh, dedikuar njerëzve që drejtojnë punët e këtij vendi: “Trajtojeni njeriun, qytetarin, popullin, sikur të ishte një Papë!”/ E.H.

 

Share This Article
5 Comments
  • “Trajtoni te tjeret ashtu sic do te deshironit qe te tjeret t’ju trajtojne ju”. Kjo thenie hyjnore qe vjen nga shkrimet e shenjta permendet te pakten nje here ne jave ne te gjitha kishat e krishtera te planetit. Jam i sigurte qe nuk do te mungoje edhe ne theniet e Atit te Shenjte.
    Ju faleminderit !

  • Cfare turpi! Tjetri fillon e flet edhe ne emer te papes tani. O ti qe fshihesh pas inicialeve E.H. Gjithe jeten tende te shkruash nuk ke per te nxjerre xhevahir te ketij kalibri.

  • Po more i dashur Pape po ,por lere nje here postin dhe do shohesh si do te te trajtojne edhe ty politikanet.

  • Fjalet shkojne e vijne problemi eshte me vepra çfare ben papa me shoke ,qe kane jo miljarda po triljarda dhe populli vuan per nje cope buke , te pasurit pasurohen dita dites tmerresisht e te varferit varferohen çdo dite, dhe papa na i bekon te dyja palet, çfare pergatitjesh po behen ne Shqiperi perPapen te jeni te sigurte qe te gjitha i di , seç me kujton kjo vizite filmin : Historiani dhe kameleonet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *