Policia spanjolle ka sekuestruar një “Audi Q7”, që ishte vjedhur në Shqipëri.
Makina luksoze që kushton 70 mijë euro është bllokuar nga policia e enklavës afrikane të Melila-s.
Bashkë me makinën u arrestuan edhe dy shtetas marokenë, të cilët akuzohen për vjedhjen e saj.
Marokenët e arrestuar kishin zbritur nga trageti i kompanisë “Compania Acciona Sorolla”, i ardhur nga porti spanjoll i Malagas.
Nga verifikimi me bazën e të dhënave të policisë, rezultonte që targat franceze të automjetit i përkisnin një makine tip ‘Citroen’, ndërsa mjeti që po kontrollohej ishte tip ‘Audi’.
Kjo ka bërë që te policia të lindin dyshimet për vjedhjen e këtij automjet.
Dhe, nga verifikimi i numrit të shasisë së makinës rezultoi se ajo ishte vjedhur në Shqipëri.
Dhe, i përkiste një politikani shqiptar.
‘ABC’, ‘Infomelilla’, ‘20 minutos’, ‘El Semanal Digital’, ‘Europa Press’, janë disa nga mediat spanjolle që e kanë raportuar këtë lajm.
Makina luksoze pritej që të shitej në Marok.
Tashmë lind pyetja se kujt politikani i përkiste ky “Audi Q7”./b.l

Yes
Do jete e Saimir shampanjes qe merret me rendin si halabak minister eshte
Vjedhja e politikanëve për mendimin tim duhet lejuar me ligj. Ata qe na kanë vjedhur duhet t’i vjedhësh? Po u lejua me ligj atehere kjo do ta kufizojë vjedhjen nga politikanët? Bëni një ligj te tillë dhe do te shihni se rezultatet do të jenë të mahnitëshme!? Ndërsa vjedhja e të tjerëve qe hyjnë në kategorinë “jo politike” duhet të ndëshkohet ashpërsisht? Tung!
Dakort me Pellumbin. Edhe ai politikani te vjedhur e ka patur ate makine! Denoj aktin por jo aktin ne fjale!
@@@ Adi ? Faleminderit për dakordësinë? Nderime!
Dikur u fol per vjedhjen e AUDI Q-7 te nje deputeti. Me duket se eshte e A.B ( me iniciale si policia ). Ja moren ne Tirane, ja cuan ne Spanje e do shtej ne Marok. Hajde trafik hajde, alla-Magelan.
Mashtrim Sigurimeve: mashtrimi, dokumente falsifikimi është një traditë në politikanët Malok
Keta politikanet dhe kur vjedhin dhe kur i vjedhin jane te pa identifikuar.Perpara policia e Didise!
Adi ? Faleminderit për dakordësinë? Nderime!
Si nuk marin keta politikane, e te shpetojme por u marin makinat. Ata nje therrime i kane ato.
Nuk e kuptoj me se e kanë çuar deri atje apo kanë përdorur avionin e divjakës. histori shumë të vjetra