Fier, 5 punonjës të Postës, nën akuzë për abuzime 

anazapta

Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas një hetimi një mujor, nisi dje procedimin disiplinor në gjendje të lirë për 5 punonjës të Postës Shqiptare, Dega e Fierit. Burime zyrtare thanë se janë marrë nën hetim Z. B., B. K., M. B., S. I., dhe L. S., të cilët akuzohen për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Të dyshuarit nuk kanë kaluar për llogari të Kompanisë CEZ, shumat e derdhura nga qytetarët për pagesat e energjisë elektrike. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *