SMS në DITA
Në 0689073730
Z.Thano! Falënderimin që po ju dërgoj ma kërkoi me ngulm familja Isufi. I nderuar dhe i respektuar z.Thano! Ne familja Isufi që pësuam tragjedinë e rëndë duke humbur të dashurit tonë, djalin, nipin e mbesën në aksident, ju falënderojmë për botimin e ngushëllimit në vargje nga Kapo Labi, “Mos nxitoni, këtu na kini” në gazetën tepër prestigjioze Dita. Ky botim për ne ishte jo vetëm ngushëllim, por dhe një lehtësim i dhimbjes tonë, se shumë miq e shokë lexues të saj si brenda dhe jashtë vendit, na telefonuan e na ngushëlluan. Kjo në sajë të Ditës. Sot e tutje jemi klientët tuaj të rregullt. Dhe njëherë faleminderit e punë të mbarë! Nga Fiqiri e Shpresa Isufi, Tiranë.
