Policia e kryeqytetit goditi një bandë të vjedhjes së mjeteve me qëllim çmontimin në servise, shitjen për pjesë apo trafikimin e tyre. Aksioni u krye bashkë me policinë e Lezhës. Të arrestuarit janë Marjan Toma, 28 vjeç, nga Lezha, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe gjithashtu në kërkim me vendim gjykate, Tonin Gjoni, 26 vjeç dhe Fatmir Gjoni, po nga Lezha, ky tashmë ndodhet i arrestuar për këtë vepër. Nga hetimet rezulton se pasi makinat vidheshin në Tiranë, Laç, Mamurras e Lezhë, dërgoheshin në servise për çmontim.
