Reali dhe Fiorentina, miqësore e biznes

anazapta

Reali i Madridit do të përballet sonte në mbrëmje në një miqësore luksi me Fiorentinën. Kampionët e Evropës do të zhvillojnë në Varshavë miqësoren e fundit të përgatitjeve të verës përpara nisjes së sezonit të ri në Spanjë javën e ardhshme, kur do të përballen me Atletikon e Madridit në finalen e vajtjes të Superkupës së Spanjës. Kjo është një mundësi e mirë e trajnerit Ançeloti për të parë dhe një herë të fundit të gjithë grupin. Ndryshe nga finalja e Superkupës së Evropës në Kardif këtë të mërkurë, për ndeshjen miqësore ndaj Fiorentinës trajneri italian ka marrë me vete edhe mesfushorin Sami Kedira e ardhmja e të cilit është gjithnjë e më larg Madridit.

 

Biznes me Fiorentinën – Pikërisht në mediat spanjolle dhe ato italiane që konfirmojnë se Fiorentina i është shtuar listës së klubeve që kërkojnë të marrin shërbimet e mesfushorit të Realit të Madridit, Sami Kedira. Gjermani nuk po kalon një moment të këndshëm, teksa mbeti jashtë ekipit për finalen e Superkupës së Evropës ndaj Seviljes. Jo vetëm kaq por ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me Realin që skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Dhe siç raportojnë mediat iberike Fiorentina po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Madrid dhe mund të provojë të kërkojë Sami Kedirën. Ndaj miqësorja sonte në mbrëmje në Varshavë shihet si një mundësi e mirë për të bërë dhe biznes me Realin. Strategjia e Fiorentinës është e thjeshtë. Klubi toskan është gati të plotësojë dëshirën e lojtarit për të mos pasur ulje rrogë dhe t’i ofrojë tre këste me nga 3.5 milionë euro Realit, i cili për momentin kërkon 10 milionë euro neto në dorë. Takimi i sotëm mund të jetë një mundësi e mirë që dy klubet të ulen në bisedime.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *