Sherret ose rrahjet në publik, janë ndër shfaqjet më të zakonshme të jetës shqiptare. Motivet e tyre, janë të gjithëçfarëllojshme, ku ndër më të rëndomtat janë ato për gërvishtje makine e vështrime të vëngërta. Kështu që për një pjesë shqiptarësh, dita që nis duhet të ketë në llogarinë e saj dhe ndonjë sherr të mundshëm, për të cilin duhet me qenë të përgatitur; kjo, edhe si zgjatim i psikozës së pas-`97, ku mbajtja e një arme me patjetër në shtëpi, përligjej nga shumëkush me arsye vetëmbrojtjeje. “Unë nuk vras njeri, po, po m`ngau kush, e sharroj me qito!”, – dëgjohej të thuhej nga ndokush që e përkëdhelte më pas kallashin si fëmijë. Dhe vitet që pasuan, treguan se, për sulm a vetëmbrojtje, kallashët u përdorën maksimalisht për çdo rast. Rrallë ka ndodhur që ato të harrohen në hatlla, bodrume e zgëqe banesash, duke zënë pluhur e merimanga. Jo! Kanë flakëruar paq! E tashmë, ato o dublohen nga shkopinj bejzbolli, që siç siç thonë pronarët e një servisi në Tiranë, rrallë has makinë që mos ketë të tillë, në bagazh ose poshtë sediljeve. Ndërsa në këtë foto që ilustron shkrimin, shkopi – në fakt duhet thënë leva e bejzbollit, pasi në rast sherri, atë funksion do kryejë – gjendet tek sedilja e vendit të pasagjerit. Psikologjikisht, kur e posedon diçka, ke prirjen e natyrshme ta vësh në funksionin që bart. Kur e mban një armë me vete, edhe nëse nuk ja drejton njeriu, patjetër që ke dëshirë ta shkrehësh diku. Në rastin e shkopit të bejzbollit, gjersa në kushte shqiptare nuk luhet bejzboll e që afër saj nuk ndodhet as ndonjë top bejzbolli, përveçse në kokën e ndokujt, nuk ke ku ngjeshësh tjetër. Por dhe në mos e daç sherrin e qenë larg tij, fakti që e mban, të ysht ta përdorësh, sidomos kur e ke dhe tek këmbët e të cimbis. Ç`mbetet atëherë?! Vetëm t`i thuash vetes: Kujdes timonin dhe shikimin, se ndryshe të pret një levë bejzbolli! Sepse, në ajrin tonë rënduar social, se ç`ndihen ca zëra të vrazhdë e të frikshëm që thonë: “Kam një levë bejzbolli, kërkoj një viktimë!”. / E.H

====================================================================
Ne kohen e ENVERT
kurre nuk ndodhnin gjera te tilla … “Ligji” vepronte dhe te rrasnin brenda.
Sot,
rinia e terbuar dhe degjeneruar nuk do t’ja dije per “Ligjin”, por bejne si cuba me Diploma fallco te kriminelit Sali Bisha.
Sali Berisha ne litar,
ose Shqiperia do zhytet me thelle ne “gropen e zeze” qe i ka hapur per cerek-shekull krimineli Sali Bisha.
======================================================================
======================================================================
Ne nje atmosfere te barsur me dhune, ku drejtesia nuk egziston dhe kaosi eshte pjese perberese e se perditshmes, ku klasa politike shquhet vetem me hajduterine dhe kurverine si tipare te “formatit profesional”, ku shoqeria civile nuk egziston dhe nuk perben ndonje element te rendesishem vendimmarres,,,,,,ne nje atmosfere te tille, te qenit viktime i dhunes fizike eshte e programuar.
Shqiptaret jane bere si ato mijte e laboratoreve qe kur i lane pa ngrene per nje kohe te gjate,,,filluan te shqyejne njeri tjetrin. Mungesa e rregullit dhe e ligjit, mungesa e aftesise organizuese dhe abuzimi me cdo gje qe te premton nje privilegj,,,e kane kthyer realitetin shqiptar ne nje laborator dhune.
A nuk do ishte me mire ta riformulonim pyetjen ne,,,,,,,,Kam nje popull viktime, kerkojme nje udheheqje te pergjegjshme per ta nxjerre nga bataku ku shtrihet.!!
Popull mendjemadh e pordhaxhi dhe nje sali berish qe shkatrroi cdo gje te mire qe kishte ky popull rrespektin ndaj njeri tjetrit,ai vend nuk behet dhe pike
Mungesa e drejtesise po con kombin shqiptar drejt rrenimit total.