Fitore me “poker” për Tiranën e Partizanin

anazapta

Tirana festoi me fitore 94 vjetorin e krijimit duke mundur 4-0 në derbin miqësor Dinamon. Skuadra bardheblu, e cila ka bërë lëvizje të rëndësishme këtë verë për rikthimin te titulli kampion, u shfaq dhe një herë tjetër e konsoliduar. Emrat e rinj për më tepër treguan se janë përshtatur shumë mirë në radhët e bardhebluve. Golin e parë për ekipin e Maganit e shënoi Elis Bakaj në minutën e 12-të. Pesë minuta më vonë dyfishoi rezultatin dhe Morina.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të 48-ën, Busic realizoi golin e tretë nga pika e bardhë. Rezultati përfundimtar u vulos në të 55-ën nga Ndikumana. Katër gola realizoi dhe Partizani që mundi Elbasanin, në një miqësore të luajtur në Kamëz. Të kuqtë fituan 4-1 me gola të shënuar nga Mazrekaj, Cuculi, Batha dhe Vatnikaj, ndërsa goli i vetëm për verdheblutë e shënoi Endri Dalipi. Shumë gola u shënuan dhe në miqësoren mes Apolonisë dhe Tomorit të fituar 4-2 nga fierakët pas finalizimeve të Cankës, Dostit, Mitrajt dhe Rajkoviçit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *