Gjashtë persona u arrestuan nga policia e Vlorës, sepse akuzohen të implikuar në trafikun e klandestinëve sirianë dhe afrikanë, që hynin në Shqipëri nga Greqia. Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë Berti Halili dhe Emiljano Baço, nga Tirana, Alfons Çelaj, Jonas Isufaj, Mondi Popaj, nga Shkodra, Artan Zejni, nga Gjirokastra. Të gjithë këta persona bëhet me dije se u arrestuan në Tiranë, aty ku dhe drejtonin trafikun nga Greqia, për në Malin e Zi. Pak ditë më parë në Vlorë u kapën 40 klandestinë dhe u arrestuan 2 shoferë që i transportonin.
