Butrint, bie nga rrënojat e qytetit, në koma 10-vjeçari

anazapta

Një 10-vjeçar ka përfunduar në gjendje kome në spital, pasi është rrëzuar nga një mur 2 metra i lartë në rrënojat e Butrintit ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. I mituri me inicialet D. B., nga Tirana, kishte shkuar për të parë Butrintin, por është rrëzuar aksidentalisht teksa lëvizte mbi mur. Fëmija kishte shkuar për pushime tek gjyshërit e tij. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i mituri ndodhet në gjendje kome dhe është dërguar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, ku po bëhen përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *