Drini Zeqo, përkrah Amit në “Dancing”

Ornela

Gazetari dhe moderatori ka konfirmuar shkëputjen prej lajmeve dhe nisjen e një projekti të ri.”Mund të them se kisha kohë që isha shkëputur nga dhënia e lajmit, nuk më plotësonte, mendoj se lajmet dhe politika nuk janë më në funksion të qytetarëve, por të politikës”. Kështu e ka konfirmuar gazetari dhe moderatori i njohur Drini Zeqo, lajmin e se ka ikur edhe nga “Ora News”, pas braktisjes së “ABC” rreth 1 vit më parë. Atë së shpejti do ta shohim si prezantues në edicionin e ri të garës së kërcimit, nën drejtim të producentes së njohur Holta Dulaku, një program ky i licencuar dhe me patentë të blerë.  “Thënë shkurt, po shikoja edhe disa alternativa të tjera në televizion, por jo në programet informative. Me Holtën kisha komunikuar edhe më herët për një mundësi, por në atë kohë nuk u konkretizuan gjërat dhe këtë herë situata ishte më bindëse. Është edicioni i pestë me radhë dhe do jetë shumë i fuqizuar. Personazhe do të ketë nga të gjitha fushat, mbase në garën e kërcimit do të jenë edhe politikanët”, thekson Zeqo, i cili më tej shprehet se do të jetë një nga prezantuesit kryesorë të programit. “Për të maksimalizuar gjërat bashkë me Amin, do të jemi të dy prezantues kryesorë për të qenë sa më shumë në skenë!”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *