Policia e Vlorës po mban në ruajtje pastruesen 43-vjeçare që pa vrasjen nëpërmjet torturës të kamerierit 28-vjeçar Denis Vyshka nga dy pronarët dhe kuzhinieri, për shkak të humbjes së 500 mijë lekëve. Para grupit hetimor, 43-vjeçarja Dorina Sako është shprehur se prej disa kohësh ishte punësuar në lokalin “Shija e Detit”, në plazhin e Dhërmiut, teksa me banim të përhershëm ishte në Tiranë. Aty i kishin thënë se kishin humbur 500 mijë lekë dhe më pas ndodhi krimi që mund t’i kushtonte edhe asaj shumë shtrenjtë.
