Rolf Buchholz një showmen nga Gjermania është ndaluar nga policia e emigracionit në aeroportin të Dubait për arsye sigurie për shkak të numrit të shumtë të vathëve në trupin e tij.
Ai madje është futur edhe në librin e rekordeve botërore Guinness si personi i cili ka më shumë pirsing në trup saktësisht 453 të tilla, kryesisht në fytyrë dhe në organet gjenitale.
Buchhloz mbërriti në Dubai i ftuar në një night club ‘Cirque Le Soir’ në Emiratet e Bashkuara Arabe por policia e emigracionit nuk ka dhënë detaje të mëtjeshme për ndalimin e tij.
