Deputeti Kokëdhima poston foto në FB: Takim me stafin e zyrave të mia në Sarandë, Himarë, Tiranë

redaktor

Duket si nje sfide me ata qe po fajesojne “zyrat e deputeteve” si shtet paralel, po deputeti socialist Koço Kokëdhima pas skandalit me punonjësin e zyrës së tij në Sarandë ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto me persona qe i identifikon si punonjës te zyrave të tij në Sarandë, Himarë dhe Tiranë.

“Sot ftova në një takim punonjësit e zyrave të deputetit në Sarandë, Himarë dhe Tiranë. Diskutuam për disa çështje, por u përqendruam veçanërisht në rrugët që do të ndjekim për të përmirësuar punën për nxitjen e zhvillimit të zonës”, shkruan Kokëdhima në FB.

Ditën e djeshme deputetit socialist ka bërë të ditur edhe emrat e punonjësve dhe ka njoftuar se do hapi një zyrë edhe në Vranisht.

k2k3k4

 

 

Reagimet në rrjetet sociale për ngjarjen e Sarandës, ndërkohë janë të shumta dhe nga të gjitha zhanret. Postohen punime si ky i mëposhtmi me pamje aktorësh te pershtatura me ngjarjen e Sarandes. Kurse një nga aktivistët e shoqërisë civile, analisti Neritan Sejamini ironizon në FB:

Njoftim per vende pune

1. Sapo jane hapur aplikimet per postin “Sekretar/e i/e Kocos” ne Fier, Ballsh, Vlore, Radhime, Orikum, Karaburun, Palase, Dhermi, Vuno, Jale, Himare, Porto Palermo, Qeparo, Borsh, Piqeras, Lukove, Sarande, Ksamil, Shendelli dhe Xarre.

2. Ka filluar pranimi i aplikimeve per postin e “Mekembes/e i/e Kocos” ne fushat e hipotekes, kthimit te pronave, Aluiznit, naftes, shendetesise, arsimit, infrastruktures, turizmit dhe komunales per rrethet e Fierit, Vlores, Delvines dhe Sarandes dhe nje pjese te rrethit te Mallakastres (ne zonen perqark Ballshit).

3. Ka filluar gjithashtu pranimi i aplikimeve per “Konsull/e i/e Pergjithshem i Kocos” ne Janine, Athine dhe Selanik. Se shpejti edhe ne Bari, Rome dhe Milano.

gallata

Share This Article
30 Comments
    • Koco Kokedhima deklaroi para disa javesh:Pune ka plot por shqiptaret nuk jan te pregatitur!!
      Kjo tregon se Koco ka patur plotesisht te drejte sipas shpjegimeve qe ka marr nga Agron Cani >

      • E ku ka me mire se sa nje staf i motivuar, energjike dhe i bashkuar qe ju mbeshtet ne punen tuaj duke bere qe projektet te realizohen ne kohe rekord vetem fale perkushtimit dhe deshires per ta bere Shqiperine.Pergezime.

    • Po mire kush i paguan gjithe keta nepunesa qe punojne ne keto zyra te depdueteve ..?

      Nqs keta paguhen nga taksapaguesit shqitpare atehere keto zyra duhen mbyllur se jane te paligjeshme, por nqs Koco i paguan nga xhepi i tij, atehere ok.

      Nuk ka kuptim te jene keto zyra me keta nepunes–Keto jane harxhime te teperta dhe te panevojeshme

      Me rogat qe ju paguhen gjithe ketyre nepunesve ,mund te shtrohet nje ruge atje ne ato fshatra , si psh ne Vranisht -Himare ,
      apo paiset nje shkolle fshati me kompiutera, apo ndertohet nje ujesjelles ne fshatrat atje etj etj

      Pra ka plot mundesi qe keto para qe harxhohen nga npeuensit e Kocos ne Sarande, Himare, Tirane , Vlore etj,
      mund te perdoren ne menyre te dobishme per elektoratin e tij atje, dhe jo te harxhohen kot per te krijuar nje pushtet paralel me pushtetin lokal ne ato vende ku jane keta nepunes …

      Nga ana tjeter edhe pushteti lokal ne keto lokalitete duhet te kundershtoje funksionimin e ketyre zyrave te Kocos se keto zyra eklipsojne funksionimin normal te pushtetit lokal dhe te normave te demokracise moderne ….

      Vete PS-ja nuk duhet ti lejoje keto zyra te depdueteve te saj, sepse keto jane shpenzime te teperta dhe te pa-justifkikueshme

    • Ajo foto aty ku ai Rocky , shikon i tmerruar me koken kteyr mbas ..hahahaha eshte foto e madhe fare –eshte shume lol

      Tmerrohet “shoferi” kur degjon qe do shkojne mileti tek zyrat e Kocos ne Sarande –hahahahahaha

  • hahahahahaa LOOOOOOOOOOOOOL Bravo ! —

    Po ka haruar te vendosi moshen—Ka shume rendesi mosha e atyre qe punesohen ..loooool

    Hiqeni more kete palaco Kokedhima nga PS-ja se ju diskretitoi fare..Lereni depudet te lire, se ai mundohet ta vendosi veten mbi partine
    –Kjo eshte fyerje per te gjithe kudrato socialiste

    Per shkak te Koco sharlatanit PS-ja tani po behet simbol i Perqeshjes popullore ne social media e kudo…….

    Vjen nje i huaj, dhe i panjohur fare per Socialistet dhe behet depudet i PS-se per te diskretituar PS-ne …
    Kjo eshte skandaloze fare….

    • epo keshtu eshte kur ky sharlatan u vleresua mbi figura e tjera ne Vlore. Arben Malaj ishte njeri prej tyre.

      Mbani Kocon se do ia degjoni bemat qe i kane filluar t’i plasin si shashka.

  • Mosh e ngacmoni Etiona Hoxhajn se do i thote burit xhepist e kunatit kriminel pashtaj. Ele Sadritin mosh e ngacmoni se merzitet e haron ti jap pjesen Koqos pashtaj. Big up per Ramen.

    • Te Mark qepe gojen se nuk keni goje me hap per te tilla gjera ju te Saliut
      Ju vrasni njerez e perdhunoni femra. E keni bere ne 21 janar, e keni bere ne qytet studenti

  • Mire ky eshte Koqe tamam,po Ed Rama pse na ben si bole xhanem….O krieminister leri gocat ta rrisin pjeshken ne stilin e tyre,po varavitu nje cike se Berisha po avancon….pastaj le te themi..ku me droge..e ku me nafte..paska qene tha Sala i afte, Paulin Preka Shkoder.

  • Afrimi i personave me vese dhe me precedent penale eshte i pa pranuesh,nuk e kuptoj pse ju duhen, se kostoja eshte e madhe si per vete ato qe i afrojne ashtu edhe per shoqerine.Merreni kurajon e beni shtet

  • Shko re pirdhu,llafezan.Po ke gje me Koçon ik e kruhu me te,ose denoncoje ne prokurori dhe mos u merr me llafazaneri si plaku Mere.

  • O njerez o popull i felliqur e budalla.ne vend qe te mereni me fullanim me mega skandalin e vjedhjen e e pasurin tuaj .po mereni me dava kurvash e kurvaresh.

  • PD-ja me trapllikun e vet karakteristik eshte duke e fuqizuar politikisht Kocon.
    Ne vend qe ta trajtoje sic eshte, nje personazh grotesk, shkon e ben njesh me Ramen dhe Meten qe jane si jane, po perfaqesojne qeverisjen reale per te cilen kane votuar shqiptaret.
    Kocon nuk e ka votuar njeri o Sali loqja dhe ti o Lul qe nuk c emer te te ve, kaq shejtan budalla je

  • Zyrat e “punes” te deputeteve jane hapur separi nga PiDi, atehere kur Salari Shpellari e beri Shqiperine si Hiroshima dhe premtoi rruge me rruge e shesh me shesh se do ta bente nje Eldorado,tere diamant e flori duke ia kaluar babe Dulles, qe e mallkonte ne pazar per te fshehur tere jeten qe ia kishte kushtuar atij.Kjo tjetra Pi Si po ben te njejten marrezi duke kompromentuar institucionet e shtetit me nderhyrjet e deputetit qe punesojne militantet ne kembim te parase e te seksit ne “tregun e zi”.Partite dhe deputetet tane injorante nuk ngrene zyra kontakti e informimi publik,qe te perfaqesojne zerin qytetar ne institucionin e tyre politik, por zyra punesimi, sepse ndjekin marrezite e Salari shpellarit,qe e coptoi kete vend dhe e ktheu ne çiflik.Turpi “alla Cane”made-in Sarande ka ndodhur dhe ndodh per dite nden ato kostume e fustane, sepse kupola jone eshte nje “kuplara-mondane”ne krye te nje administrate “kuplara mejhane”e shpellareve me lekura dashi e tumane,te cilet pasi kane hequr tirqe,çitiane e nallane,kane veshur kostumerite e “modes kontemporane”.Asgje nuk sherohet me kete politike llafazane qe don te mbuloje veten duke demaskuar tjetrin. Modeli i salarinjve eshte primitivizmi i shpellareve,qe sundoi Albanistanin e kotesive,eshte modeli i atyre qe rrojne me vjedhje, vrasje,shpifje e genjeshter qe heqin qurret nga mustaqet duke fshire doren ne mjeker.

  • Canen e ka cuar per specializim o Koco,se nuk po e shoh ne foto,apo doli armik si ne kohen e atij qe ti ishe sekretar.Hap dhe nje zyre specialist seksi se komandantin e ke.

  • Po shkruaj disa rreshta rreth kesaj teme me shpresen qe Deputeti Kokedhima mos te merzitet dhe duke uruar me zemer qe Kryeministri ta kuptoje drejt mesazhin tim. Qellimi eshte dhe mbetet e mira e se majtes ne pergjithesi.
    Fenomeni i krijimit dhe ngritjes se zyrave te punes ose te ankesave te qytetareve nuk eshte nje fenomen negativ ne vetvete. Eshte nje eksperience e lindur ne demokracine amerikane dhe e eksportuar ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Personalisht kam qene kunder modelit te ushtrimit te pushtetit (nga deputetet) vetem nga “zemra politike” e vendit, duke u sjelle ne nje labirint te ngushte: koridore e salla kuvendi, bare e restorante me nam dhe banesa private, larg halleve dhe perditshmerise se qytetareve ne pergjithesi dhe zgjedhesve te secilit ne vecanti. Sigurisht ligjet e natyres e bejne te pamundur qe Deputeti te jete njekohesisht eficient ne axhenden legjislative dhe politike kombetare dhe ne axhenden e zones se tij elektorale. Per kete arsye cdo deputet krijon nje staf njerezish te pershtatshem per te ndihmuar ne zyrat elektorale, ato te punes dhe ankesave te qytetareve (ne pergjithesi jane e njeta gje)
    Tani jo cdo deputet mund te kete mundesine te paguaje stafin me shpenzimet e veta, dhe kjo perben thelbin e problemit ne Shqiperi. Ne kemi nje sistem elektoral proporcional rajonal, ku listat e deputeteve hartohen nga partite. Ketu nuk jane te gjithe “mire” nga gjendja ekonomike dhe nuk kane mundesi te barabarta. Ne Sh.B.A. p.sh. eshte sistem maxhoritar brenda rradheve te partise sepse kandidati qe do garoje perzgjidhet ai qe siguron me shume fonde dhe finacime (natyrisht kur ka edhe bekimin e “te forteve/top brass” te partise se vet). Edhe kur kandidati nuk ka mjete te mjaftueshme per te mbajtur nje infrastrukture, keto mjete ja sigurojne finacimet dhe sponsorizimet e e ndryshme qe perfiton gjate fushates dhe pas zgjedhjes. A mund te behet kjo gje ne Shqiperi. Veshtire sepse sistemi aktual e pengon mjaft kontaktin e deputeteve te zones me elementin e pasur dhe biznesin. Pra duhet te jesh biznesmen. Pra gjithashtu kjo krijon nje “unfair game” ndermjet deputeteve brenda nje kampi dhe per pasoje behet premise per xhelozi, percarje dhe te tjera…
    Si mund te zgjidhet kjo. Mund te kete shume menyra, une nuk do ti jap ketu, por njera eshte qe grupet e interesit ose bizneset afer maxhorances (ata qe kuptojne dine ta lexojne kete) te kontribuojne minimalisht per cdo deputet qe nuk ka mjete qe te kete nje zyre modeste elektorale ne zonen e tij sa per ti dhene kohe te krijoje networkun e tij. Tani per ata qe kane frike se mos deputetet na fuqizohen shume, siqerisht per kete gje nuk di cti them sepse kjo ka te beje me konceptin e tyre menaxherial politik dhe njerezor.
    Ka dhe dicka tjeter. Sic e thashe koncepti i zyrave te deputeteve nuk eshte i keq, por MOMENTI ne te cilin Z. Kokedhima ka zgjedhur te beje “shfaqjen e tij te forces” duke treguar fotot e megastafit te tij, eshte JO I PERSHTATSHEM dhe DELIKAT. Ne nje kohe kur te gjithe mediat dhe opinion publik, i gjithe spektri politik po zjen nga debatet dhe diskutimi rreth kesaj teme dhe rreth “skandalit” , ky demonstrim i deputetit mund te merret ose keqkuptohet gabimisht (qofte edhe ne nenndergjegje) sin je KARSHILLEK i paster ndaj te gjithe operatoreve te mesiperm, dhe e gjitha kjo duke u mbeshtetur (duke abuzuar per ndonje) me autoritetin, besimin dhe konfidencen qe i ka dhene Kryeministri. Pra me fjale te pakta ai qe demtohet me shume eshte Kryeministri (PER MOMENTIN), te te gjitha planet e nderverpimit politik (brenda kampit, jashte kampit, ne media, shoqeri civile, faktori nderkombetar). Pra e gjitha puna eshte ke MOMENTI.
    Ka edhe nje problem tjeter. Ne vend ekziston nje perceptim se njeriu i dyte me i fuqishem pas Kryeministrit eshte Kryetari i Kuvendit (per disa jane te barabarte, per disa te tjere eshte Berishai i dyti, dhe per ca te tjere eshte Arvizu i dyti). Prandaj per te respektuar edhe ndjenjat e te gjithe mbeshtetesve te LSI (ne te gjitha fushat) por jo vetem te cilet shikojne tek Ilir Meta nje faktor te rendesishem te se majtes, eshte mire qe te pakten per MOMENTIN Z. Kokedhima te mbaje nje low profile.
    Te gjitha me siper perbejne opinionet e mija.

    P.S. duke qene se shkruajta shume mund te mos e publikoni. Thjesht ndjehem mire qe e ndava me stafin e gazetes Dita kete opinion, pasi kam krijuar nje lidhje te vecante si lexues me ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *