Duket e pabesueshme por ka ndodhur në Mayo Clinic të Rochester-it në Minnesota, SHBA. Violinisti Roger Frisch i Orkestrës së Minesotës, tre vjet më parë nisi të ankohej për një dridhje duarsh që nuk e lejonte më të luante në violinë.
Mjekët vijuan kërkimet për 2 vjet me rradhë. Problemi u diagnostikua me prejardhje neurotike, por mjekët dolën në përfundimin se mund të eleminohej me një ndërhyrje kirurgjikale në tru.
Këto ndërhyrje nuk janë kurrë të lehta, por në këtë histori, ka ndodhur e pabesueshmja. Roger duhej operuar duke i rënë violinës për të parë efektet e ndërhyrjes kirurgjikale drejtpërdrejt, pasi ky lloj operacioni nuk mund të zhvillohet kurrë dy herë.
Dhe çuditërisht ia kanë dalë mbanë.
J.M.


