“Arrest me burg” është masa e dhënë dje nga Gjykata e Tiranës për të dyshuarin Klodian Hoxhaj, një nga të akuzuarit e grabitjes së argjendarisë “Gold” tek “Rruga e Dibrës”, më 6 gusht. Gjykatësja e gatshme Marinela Osmani, pasi shqyrtoi provat e dhëna nga prokurori, vendosi masën e izolimit. Klodian Hoxhaj u arrestua dy ditë më parë dhe ka dëshmuar se ishte penduar për krimin e kryer duke u vetëdorëzuar. Në grabitjen e 2 kg flori mbeti e plagosur pronarja, ndërsa më parë ishte arrestuar bashkëpunëtori Andrea Bregasi
