Tiranë, ngacmon seksualisht adoleshenten, pranga 54-vjeçarit

redaktor

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi u denoncua për ngacmim seksual. Burime zyrtare thanë se mbrëmjen e së dielës prangosën të dyshuarin Kujtim Mane, banues në Tiranë. Sipas rrëfimit të vajzës 18-vjeçare me inicialet R. I., 54-vjeçari e ka ndjekur disa herë dhe ngacmuar madje seksualisht. Ngacmimi i fundit raportohet se ka ndodhur se në rrugën “Frederik Shiroka” në kryeqytet dhe menjëherë e shqetësuar dhe frikësuar adoleshentja ka depozituar denoncim në komisariat. Materialet e dosjes i kaluan prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *