Numri i udhëtarëve që kanë preferuar të udhëtojnë me tragete nga Porti i Durrësit,
gjatë periudhës janar- korrik 2014-të u llogarit në 325,505 persona. Referuar statistikave zyrtare, kjo shifër krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë ka pësuar rritje me 7,093 pasagjerë. Por, nuk ka qenë e njëjtë kjo tendencë për sa i përket automjeteve. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual në Durrës, numri i veturave, kamionëve dhe
trajlerëve të përpunuar gjatë 7- mujorit 2014 ishte 96,986 mjete. Një shifër që rezulton me rënie me 6,396 mjete krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa sa i përket udhëtarëve të hyrë në rrugë tokësore, përmes pikave të kalimit kufitar, Policia e Shtetit deklaroi se ka pasur rritje të numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri nga data 1 – 15 gusht.
Hyrjet më të mëdha janë vënë re në pikat kufitare tradicionale, Kakavijë, Kapshticë dhe nga Porti i Durrësit si dhe Morina ku është vënë re një rritje e shqiptarëve të Kosovës që hyjnë në Shqipëri për pushime.
Gjatë muajit korrik, sipas të dhënave pati një rritje me 70.000 shtetas më shumë që hynë në territorin shqiptar.
3 Comments

po pse genjeni kot te vish me traget te kushton shume me teper se sa te vish nga toka me makine nga kroazia,,,keto lajme jane reklame per te nxitur njerzit qe te levizin me tragete por eshte e kote sepse njerzit llogarite dijne ti bejne vete
Cmimi biletes me autobuz euro 170 vajtje ardhje Shqiperi – Itali….
shume bukur keto shifra ;;; te mira ? POR A E DINI JU NE SHQIPERI SE SA TURISTA SHKOJNE NE KROACIE …NE GREQIE ..JO??. GREQIA KA 25 % TURISTA ME SHUME SE VITIN E SHKUAR .. DHE NE KROACIE QE ISHA VJET NUK KISHTE VENDE HOTELE KAMPINGJE BOSH ISHTE MBUSHUR ME TURISTA .. PRANDAJ MOS FLUTURONI ME PRESH NE B … POR QEVERIA TE KUJDESET PER PLAXHET … PER PASTERTINE .. PER RRUGET DHE TE BEJE TE PAGUAJNE PRONARET QE VJEDHIN DHE NUK PAGUAJNE TAKSAT .. DHE DICKA KOHA NE EUROPE NE FRANCE ESHTE SI DIMRI I SHQIPERISE ..ME TEMPERATURA TE ULETA 10 20 GRADE ..DHE NJEREZIT KERKOJNE DIELL .. I PASHE NE LAJME … FRANCEZET KANE SHKUAR NE GREQI SE GEKET DINE TI BEJNE PUBLICITE ????REKLAMA VENDIT TE VET …..