Nga shtatori, ndryshime në strukturën e arsimit parauniversitar. Fillorja me 6 klasë

anazapta

Struktura e re e arsimit parauniversitar pritet të vihet në zbatim në shtator të këtij viti. Skema 6+3+3, sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit, synon të ulë ngarkesën mësimore dhe të shmangë përsëritjen e temave në tekstet shkollore. Në këtë mënyrë, arsimi fillor bëhet me gjashtë klasë. Pra, nëse sot një nxënës i klasës së gjashtë ka rreth 10 tekste, kur fillorja të bëhet 6 vjet, ai do të ketë jo më shumë se 5 libra, të cilat do të jepen nga një mësues i vetëm.

Matematika, gjuha shqipe dhe ajo e huaj do të jenë libra më vete, ndërsa lëndët e tjera, shoqëroret, do të përmblidhen në një të vetëm, e po ashtu dhe ato të shkencave të natyrës. Specialistët e arsimit thonë se kalimi nga sistemi 5+4 në 6+3 mundëson standarde të arritjeve të nxënësve të krahasueshme me shumicën e sistemeve të tjera arsimore europiane. Ministria e Arsimit ka nisur punën për hartimin e kurikulave.

 

Share This Article
1 Comment
  • Me pelqen kjo ide, por suksesi varet edhe nga curriculat edhe nga trinimet e mesuesve. Po per nxenesit me aftesi te kufizuara a ka ndonje projekt te finalizuar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *