Elbasan, falsifikonte librat shkollorë, arrestohet i dyshuari Zekthi

anazapta

Strukturat e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan, në bashkëpunim me organet tatimore, bënë të mundur identifikimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të riprodhimit të librave pa të drejtë autori. Në pranga ka rënë si i dyshuar Pëllumb Zekthi, 59 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke riprodhuar libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre, me qëllim fitimi. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe një sasi e konsiderueshme librash shkollorë dhe mbi 1000 lastra.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *