SHËNIM: Shqipëria, kjo tokë e përvëluar!

anazapta

 Nuk kanë munguar as këtë verë zjarret e pllangat e zeza pas tyre në gjithë terrenin shqiptar.  Nisën pak vonë, por intensiteti me të cilin po përhapen këto ditë, është i mjaftueshëm për të kuptuar se memorandumi që u ndal dorën “sëpatarëve” të të gjitha kategorive, duhet të përfshijë si efekt dhe piromanët e pyjeve e shkurreve, që nuk e kanë për gjë që të shuajnë hektarë gjelbërim për teka nga më idiotet.  Tashmë, pejsazhit shqiptar,  i janë shtuar re tymrash ngado, që ngrihen drejt qiellit pas djegjes për ditë të tëra të hapësirave me gjelbërim, në fusha, kodra a male, pa bërë asnjë dallim; e përballë tyre, ndonjë zjarrfikëse anemike me personel të lodhur, ngjajnë të pafuqishëm për t`i bërë ballë furisë së zjarreve. Si gjithnjë, fajet u mbeten barinjve, që dhe ata, ndodh shpesh që pasi t`i kënë vënë zjarrin pyllit, zhduken në terr e tym, pa asnjë shans prangosjeje e ndëshkimi ligjor. “Morali komunist” dikur, nuk shenjtëronte fort shtetin në forcën e vet përballë çdo sfide shoqërore, por e kishte prirjen ta dublonte atë me heronj. Për mbrojtjen e pyjeve, nuk i përcillej gjindjes se ç`masë ndëshkuese e priste çdokënd që do guxonte të priste apo të digjte pyjet, por preferohej t`i servirej heroizimi i Isuf Pllocit, që la jetën mes gjuhëve të flakëve për të shpëtuar pyllin e Martaneshit, si simbol frymëzues për masat, që mos u kursenin, qoftë dhe jetën, për mbrojtjen  e pronës së përbashkët; e kur ndodhi që sistemi i bazuar në këtë lloj morali të çalë ra, njerëzit e aq më pak barinjtë, nuk njihnin më asnjë shtet të gatuar me forcë ligji, si barrierë për duart e mendjet e tyre çapraze. Dhe ja pasoja: Shqipëria, kjo tokë e përvëluar!      / E.H.

Share This Article
2 Comments
  • Ditën që zjarrvënësi i parë do të piqet në prushin e krijuar nga ai vetë ,atë ditë do të pushojë vënia e zjarreve në Shqipëri ? Shteti krijohet me dorën e hekurt të ligjit jo me përrallat e fatbardh pikaloshit siç bëhet këtu? Krahasimin mos e bëj me atë kohë z. Ermir sepse atëhere “kishte çeçua biçak” ndërsa tani çeçua ka perzevativ dhe sutjenat e çiljetës!? Ajo kohë kishte dhe një moral doni apo nuk doni ju? Por në vazhden e fshirjes së çdo trashëgimie dhe të gjetjes së kleçkave né cdo gjë pozitive të kësaj trashëgimie, vazhdoni fshini gjithçka!? Shqiptarët,tradita dhe trashegimia e tyre sipas jush kanë lindur të gjitha pas 90-ës ose më sakt në kohën e spiunëve dhe të zjarrvënësve!?? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *