Prokurori i Përgjithshëm i Afghanistanit i dha urdhër një gazetari të New York Times-it të largohet nga vendi, pasi gazeta botoi një artikull, ku thuhej se zyrtarë të fuqishëm afganë po kërcënojnë të vijnë në pushtet, për të thyer ngërçin aktual të krijuar në vend që nga zgjedhjet presidenciale.
Në një deklaratë që bëri të mërkurën, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm afgan thonte se Matthew Rosenberg duhet të largohet nga Afganistani brenda 24 orësh. Zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm tha se artikulli është në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të vendit.
Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi urdhërin për dëbimin e gazetarit, duke e cilësuar atë “një hap të konsiderueshëm prapa, përsa i përket lirisë së shtypit në Afganistan.”
“The Times” tha se gazetari Rosenberg u thirr për t’u marrë në pyetje të martën në Kabul, por nuk pranoi të identifikonte burime qeveritare anonime, të cilat ai i kishte cituar në artikull.
Rosenberg tha se ai dhe gazeta kishin ofruar bashkëpunim të plotë dhe sugjeroi se dëbimi i tij ishte për motive politike.
“The New York Times” thotë se kjo është hera e katërt këtë vit, që qeveria afgane “kërcënon, apo bëhet nismëtare” për një veprim ligjor kundër gazetës “për shkak të ankesave nga zyrtarë të lartë afganë” lidhur me artikujt e botuar.

Do kete qene spiun
Te ashtuquajturit ”gazetare”, jane spiune dhe bashkepunetore te terrorit shteteror perendimor
me ne krye shtetin despot; Amerike e izrael.
Ameriken e pret fati i ishjugosllavise………………. shperberja, nje okazion per shtetasit
amerikane dhe planetin.
cfare konkluzioni qe i bejne shqiptaret ;;xhejms dhe blloku i udheqesave i kamunistave ;;; gazetari ben punen e vet si gazetar dhe nxjerre tregon piselliqet qe bejne ne shesh ;;; si shume gazetare ne boten e demokracise ;;; por e shoh akoma qe fryma e enverit nuk eshte shuar akoma ;;; enveri i detyronte gazetaret te shkruanin rrenat ;;; barsaletat e veta ose i vriste more katnare ;;; civilizohuni pak ;;; hapni syte shikoni boten ;;; gazetaret e filmuan francois hollande ;;;presidentin francez me motorr qe shkonte naten fshehurazi si hajdut te takonte dashnoren ;;; dhe gazetaret jane gjithmone ne vendin e punes ;;;populli i falenderoi per kete njoftim ;;; roli i gazetareve eshte te tregojne te verteten popullit ;;jo te mbulojne piselliqet e rames berishes bashes metes ;;;