Një operacion policie kundër kultivimit të lëndëve narkotike, është intensifikuar mëngjesin e së enjtes në zonën e Dukagjinit. Drejtoria e Policisë së Shkodrës në krye të rreth 150 forcave policore dhe atyre të ndërhyrjes së shpejtë, ka shpërndarë punonjësit në terren, në aksionin, i cili për nga rëndësia dhe sasia e narkotikëve, konsiderohet i dyti pas Lazaratit. Aksioni që pritet të zgjasë 3 ditë, nuk ka hasur ndonjë qëndresë nga banorët vendas. Pas monitorimeve të bëra nga ajri nga ana e Ministrisë së Brendshme, janë evidentuar parcela të mbjella me kanabis në zonën e Dukagjinit. Ky aksion vjen në zbatim të planit kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia pas evidentimit të parcelave me kanabis sativa, asgjëson lëndën narkotike. / V.Plus

————————————————————————————
Ec perpara Z.Rama dhe mos shiko prapa cfare sajon dhe llomotit Ceta-Veriore PD me kriminelin Sali Bisha.
Z.Rama shpresa e vetme e Shqiperise.
————————————————————————————
Ka fillu te punoje qeveria. Te gjithe bejne pushime kete muaj ata prishin te mbjellat. Çfar i thua kesaj ?
..mu kujtua nje koment para pak kohesh…qe rilindja te mos guxoje te vije ne veri…dhe mes te tjerash bera shaka,se ky njeri paska tapine…
-mesa kuptoj,pertej oqeanit te fjaleve{ose gjetheve te hashashit} paska edhe nje Dasho ne veri..besoj se me keto rezultate te policise bashkohet dhe e djathta {se nje popull jemi dreqi ta haje,jemi bere si kungulleshkat}