Agjenti i infiltruar kosovar pranë xhihadistëve, i ekzekutuar

redaktor

Ngjarja ka ndodhur mbi gjashtë muaj më parë, por e njoftuar sot, zbulon një tjetër aspekt tragjik të luftës së pistë që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, dhe nga ana tjetër dëshmon përmasat që ka marrë fenomeni i ekstremizmit radikal islamik në Kosovë. Një agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar nga grupet ekstremiste në Siri, njofton gazeta “Koha Ditore” e Prishtinës. Sipas saj ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, AKI në cilësinë e të infiltruarit. Viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste. Burime të gazetës në këtë Agjenci, kanë bërë të ditur se ky agjent është rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë. Një njëjtat burime thanë se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar. Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë heshtur për këtë çështje. Kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, nuk u ka pranuar të flasë me gazetarët. Ai nuk ka sqaruar se në çfarë rrethanash është vrarë ky agjent. Gazeta nuk ka mundur të marrë një qëndrim as nga Qeveria e Kosovës. Por ndërkaq, nëpër rrjete nuk kanë munguar insinuatat se i rëni në krye të detyrës, më shumë sesa ka dekonspiruar veten me ndonjë farë mënyre në terrenin e luftës, mund të jetë spiunuar që prej Kosovës në veshët e xhihadistëve shqiptarë. Pas arrestimeve të fundit, 40 persona të akuzuar si të përfshirë në radikalizmin islamik dhe të lidhur me xhihadistët, që ka ndërmarrë policia e Kosovës, ka patur shumë reagime. Shumica e tyre ishin politike, por zyrtarisht bashkësia islame i ka përshëndetur arrestimet dhe është distancuar nga dukuritë ekstremiste.

 

Detyra e agjentit dhe rekrutimet

Mësohet se detyra e agjentit ishte të zbulonte sistemin dhe rrjetin e rekrutimit që përdorej nga ekstremistët për të tërhequr ithtarë e luftëtarë të rinj, kryesisht nga shtresat e varfra të popullsisë. Si në Kosovë, edhe në Shqipëri dhe trevat e tjera shqiptare, është akuzuar për një rol të tillë organizata turke “Insani Yardim Vakf”. Pas shumë denoncimeve, kjo organizatë është goditur nga policia turke. Në fillim të këtij viti, forcat e sigurisë turke bastisën zyrat kësaj organizate “bamirëse myslimane” pranë kufirit me Sirinë, si pjesë e një operacioni kundër celulave xhihadiste. Nga ana e tyre, drejtuesit e “Insani Yardim Vakf” denoncuan hetimin policor, të konsideruar prej tyre si të porositur prej Izraelit. “Ky operacion policor synon të privojë Sirinë nga ndihmat humanitare dhe është adresuar direkt ndaj “IYV”-së, e cila është organizata më e madhe bamirëse në Turqi”, deklaroi Yasar Kutluay, sekretari i përgjithshëm i organizatës. Por pavarësisht “qëllimeve të mira”, qeveria turke kishte dyshime serioze se organizata është duke ndihmuar kryengritësit radikalë, brenda kundërshtarëve të Asadit, me qëllim themelimin e një shteti islamik në Siri. Çka duket se edhe ka ndodhur tashmë. Ndërkaq, ishte pikërisht kjo organizatë, e cila mendohet të ketë bërë edhe rekrutimin dhe nisjen e shumë shqiptarëve të Shqipërisë për të luftuar përkrah terroristëve në frontin sirian.

Share This Article
7 Comments
  • Heshtje per heroin e heshtur.
    Askush nuk flet per aktin e tij patriotik.
    Nderime o martir i Shqiperise.
    Vdekje atyre qe e shiten

  • Nje njeri i cili luftoi per te vendosur pikat mbi i lidhur me organizatoret e grupeve terroriste te cilet po perpiqen qe nepermes rekrutimeve te bejne shqiperin dhe kosoven qender te kritikave te opinionit Evropian. Zbullimi i tyre eshte ne te mire te te gjith shqiptarve. Ky meriton te cilesohet Hero i Heshtur.!

  • Ata qe e vrane duhet te paguajne me jeten e tyre dhe te familjareve te tyre. Gjaku nuk duhet te behet uje… HAKMARRJE…..

  • Nuk keni arsye te coni agjente ne Siri.Kontrolloni xhamite ne Shqiperi dhe Kosove,organizatat gjoja bamirese qe merren me rekrutime dhe goditni rrjetet xhihadiste!

  • INTELIGJENCA E SHERBIMIT INTELIGJENT KOSOVAR

    qe dergon agjente te infiltruar kosovare si mish per top ne Siri kur agjentet xhihadiste fanatike islamiste kane mbushur Kosoven plot e perplot. Para do kohe ishte EULEX qe zbuloi Kliniken Frankenshtajn MEDICUS ne kerrthize te Prishtines qe tregetonte me organe njerezore te mjeraneve te shkrete, sepse po te ishte per inteligjencen famoze kosovare shumica e kosovareve sot do te ishin me nje veshke apo pa veshka fare ne boten tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *