Rama: Yryshi i krimit, pasojë e rrënimit ekonomik e social

anazapta

Vetëm pas minuta pas vrasjes së një kambisti në Durrës, kreu i Partisë Socialiste ka reaguar përmes Tuiterit për nivelin alarmant të krimit në vend. Kreu i Partisë Socialiste shprehet se me marrjen e mandatit qeverisës në qershor, PS do të ketë prioritet rivendosjen e autoritetit të policisë në të gjithë vendin.

“Krimi godet përsëri! E vrasin për t’i marrë paratë! 300 ditët e para të qeverisjes, prioritet rivendosja e autoritetit të policisë në territor. Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit ekonomik e social që vijon përditë nën retë e propagandës së sukseseve imagjinare. Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë nga një kupolë drejtuese e paaftë dhe e korruptuar #RILINDJE patjetër!”, shkruan Rama në Tuiter.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *