Xhihadisti që ekzekutoi gazetarin amerikan është anglez

redaktor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se videoja e ekzekutimit të gazetarit amerikan James Foley është origjinale.

Ndërsa britanikja The Guardian është e sigurtë se xhihadisti që kreu ekzekutimin, duke i prerë kokën gazetarit, është lideri i një celule luftëtarësh britanikë që operon në Siri. Gazeta britanike citon një person të marrë peng nga kjo celulë dhe të liruar më pas. Sipas tij, ekstremisti që  shfaqet në video quhet John dhe dyshohet të jetë nga Londra.

Gjithnjë sipas tij, ekstremistët britanikë vishen gjithmonë me të zeza dhë për këtë arsye i quajnë “Beatles”, sikundër edhe për prejardhjen e tyre. John, i konsideruar si njeri i stërvitur, inteligjentë dhe besimtar i devotshëm i fesë islame, mund të ketë qenë negociatori kryesor në lirimin e 11 pengjeve islamikë, të cilët iu dorëzuan autoriteteve turke disa muaj më parë.

Dyshohet se, përveç luftëtarëve britanikë, në Siri luftojnë edhe mbi 1 300 qytetarë francezë e gjermanë. Përkrah terroristëve të ISIS dhe Al Nusra luftojnë edhe mjaft shqiptarë. 

Presidenti amerikan Barac Obama, në një konferencë të posaçme për ekzekutimin e gazetarit tha se Shteti Islamik po tenton të kryejë një genocid. Por ai u shpreh se SHBA do të vendosë drejtësi.

Për videon ai tha se bota është tronditur, ndërsa premtoi se SHBA do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të mbrojtur qytetarët amerikanë.

ISIS, -vijoi ai, – është një kancer dhe për ta luftuar, duhet një bashkëpunim botëror që të mos vihet në lëvizje nga vlera fetare. Në këtë pikë ai vuri theksin tek fakti se shumica e viktimave të ISIS janë myslimanë dhe se asnjë fe nuk u mëson njerëzve që të masakrojnë të pafajshmit.

“Asnjë Zot nuk mund të justifikojë kurrë atë që është bërë. ISIS nuk ka vend në shekullin e XXI” -tha presidenti në deklaratën e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *