Dukagjin, policia vijon asgjësimin e kanabisit

redaktor

Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe RENEA kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dukagjin të Shkodrës, në vazhdën e operacionit të gjerë të nisur dje për të asgjësuar parcelat me bimë narkotike kanabis sativa. Ministria e Brendshme e ka konsideruar këtë aksion, si të dytin më të rëndësishmin pas atij në Lazarat.

Burimet zyrtare njoftuan sot se shiu e ka vështirësuar ndërhyrjen e policisë në terrenin malor dhe pyjor, por operacioni i nisur që në orën 7:00, nuk është ndërprerë për asnjë moment. Policia është ndarë në 13 grupe për të mbikëqyrur të tërë zonën .

Në këtë aksion policor janë angazhuar 160 forca, tre helikopterë dhe 15 automjete të Ushtrisë, që janë shtuar krahasuar me një ditë me parë, si në trupa dhe në mjete.

Policia e Shtetit ka njoftuar se në mbështetje të efektivëve që do të operojnë në terren për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, ka vënë ën gatishmëri edhe dy grupe te specializuara të Repartit RENEA për ndonjë situatë të papritur.

Në përbërje të këtyre forcave, janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqësore si dhe 12 ekspertë kriminalistë të Policisë Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materiale në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *