E djeshmja rezervoi për publikun serinë e dytë të bisedave të përgjuara mes personazhit – tashmë bujëmadh – Agron Cane, me shtetasen Elvira Gega, bisedë e dominuar nga oferta të tipit: “Më jep seks (dhe të njomë madje!), të të jap punë”, ç`ka ka çuar prapa hekurave Canen mbi të 60-tat e ka trazuar gojëtarinë politike, që del më pas nga shtrati si zakonisht, e mbyt çdo arsye njerëzore.
Interesant ishte varianti gazetaresk i ofrimit të pjesës së dytë të bisedës, e ngjashme me promovimin e ndonjë albumi muzikor, “del në treg përmbledhja X e këngëve më të mira….”, apo e lajmit mbi serinë e rradhës së telenovelës Y, ku “Frederiku pritet t`i propozojë Laurës martesë, por kjo e fundit, dyshohet të ketë mbetur shtatzënë me Mauricion, pas një flirti në një gjendje gjysëm të dehur gjatë një feste në vilën e Fabricios”.
Eshtë kjo lloj gazetarie, e cila e konsideron publikun si një egërsirë gjigande të uritur, e cila sillet sillet e përsillet e nervozuar, në pritje që dikush t`i hedhë ushqimin për ta shqyer. Egërsirë, jo se ka lindur e tillë, por është katandisur kështu, nga mënyra sesi ushqehet.
Se sado të ketë materiale të tjera, ato nuk kanë më asnjë lloj vlere, derisa thelbi i bisedës u rrok në 10 fraza të këmbyera mes tyre. Vetëm nëse në seritë e rradhës, gati për transmetim e publikim, ndodhet kjo frazë e Canës: “Bëra shaka moj, se mos i merr seriozisht ato që të thashë!” Ç`vlen atëherë për tjetër?!
Nëse nuk ka një limit kjo punë, më saktë, ‘mëtheetëthashë-ja’ mes Canes e Gegës, prit kur të kemi lajme të këtij tipi: Së shpejti në treg, një DVD me të gjitha seritë e dialogjeve Cane – Gega; batuta të zgjedhura, psherëtima e folklor.
Mos e humbisni! Bëjeni pjesë të videoketës suaj! E gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave. Jepet bashkë me suplementin…..

Ai e paska hak burgun.Menyra se si e ben dhe kaq hapur tregon qe eshte i regjur ne keto pune.Turp te kete dhe burg te kendshem.
Qelbesira ! Ta fusin ne nje rrjesht pa fund me njerez e ta peshtyjne te gjithe, derisa te futet pas hekurave.
Boh more cane, te perjashtuan nga te tera..he si ndjehesh i vetem tani? Perpelitesh si gjarper! Maskara
More thano…more djale seriozisht po ja ben kete familjarve? E ke bere gazeten si fletrrufe
-..sa raste ka qe frutet e dashurive te Mauriciove me Laurat i mbajne kalaqafe Federiket..
…,por kjo eshte si gozhda e nastradinit ,qe te hyje Cungu te vare xhaketen {te shohim si do ece},..por kjo lloj LEVE nuk e leviz rilindjen..,opozita po ben nje pune te mire,duke vene ne dukje te metat e pozites,..dhe pozita nje pune akoma me te mire se i pastron radhet {merr ne konsiderate..} E keqja eshte te opozita qe e konsideron veten te pagabueshme..
Opozita do “fitoje” kur t’i doje karavella LSI-se. Pa LSI, nuk ka fitore as te PS e as te PD, se paku per nja 50 vjet !