Rama pezullon dhënien e lejeve të reja zhvillimore nga vendorët

redaktor

Të gjithë planet vendore të miratuara deri më tani do të pezullohen, deri pas zgjedhjeve të 2015-ës”. Kështu deklaroi Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të territorit.

Sipas Ramës, njësitë vendore kanë qenë përgjegjëse për shkatërrimin e burimeve natyrore strategjike.

Ndaj sipas tij, nisma që do ndërmarrë qeveria, sëbashku me Këshillin Kombëtar të Territorit është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjell ndarja e re administrative.

Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore.

Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim.

Nga ana tjetër, hapjen e disa proceseve të reja brenda procesit të madh të ripërtëritjes, duke ndërhyrë në një rëndësi për zhvillimit e vendit tonë.

Një vend është ai që cilësohet si vendim për harmonizimin instrumenteve vendore, si pasojë e ndarjes administrative.”-tha Rama.

Share This Article
11 Comments
  • Bravo, se njesit vendore do te shfytezonin cdo hapsire per dhene leje ndertimi korrupsin se e dine se nuk do jene me ne 2015

  • Ne jemi vend i mallkur, o miq!
    Në këtë vend, ai që e ha është njeriu i rregullt, se për maskarenjtë ka gjithmonë shtigje. Jemi lodhur me këtë logjikën që bllokimet sjellin zgjidhje. Kjo puna e bllokimit deri në administratën e re është aq tallje bythe, sa vetëm popull-bagëtia e ha për bukë. Ky është një nga veprimet më të ulta, për dy arsye:
    -administrata pas zgjedhjeve të reja nuk do jetë e zbritur nga Hëna (veçse do jetë e gjitha e majtë, me sa duket). Shumë territore në Shqipëri ishin të bllokuara për leje, halli ishte i Tiranës…
    -Lejet e përfolura nuk mendoj se do bllokohen, ndaj ky bllokimi i tanishëm i favorizon më shumë këta mafiozë, duke u kufizuar konkurrencën elejeve të tjera që mund të jepeshin.

    • Jam Dakord me ty. Bllokimi nuk eshte zgjidhje. Ndertimi eshte zhvillim por kur ti e bllokon ai do gjeje rruge korruptive nga e keqja.
      E Verteta eshte qe u kane ngelur pa shitur apartamentet dhe nqs rritet konkurrenca atehere cmimet bien dhe keta dalin me humbje.
      Ti bllokojme thote Rama se vetem une marr vesh nga ndertimet, harron qe tiranen e beri beton ne kohen e vet

      • Epo dhe të talli bythën Luli me dhënien e lejeve sipas qefit dhe në dëm të ruajtjes së ambjentit nuk shkon, o shoku. Boll me ndërtime dhe betonizime pa fund, tani na duhen hapsirat e gjelbërta se po asfiksohemi dhe na është bërë Tirana e pabanueshme.

        • Tirana eshte nje vend pune dhe jo nje vend relaxi. Nqs do ajer dhe qetesi merre ne bregdet ose ne fshat dhe ti kesh perndryshe rri urte se te gjithe kane te drejte te vijne ne tirane dhe te kene nje banese ku te jetojne dhe punojne.
          Jo se duhet keshtu por kjo eshte e verteta ne cdo kryeqytet te botes.

  • tani e kuptoi rama ;;; oh zot,,, edhe lopet e kuptuan se rama berisha basha meta e shkaterruan vendin me ndertime me shkaterrime ;; i mbushen xhepat ne kurriz te shkaterrimit te shqiperise ;; bejne pallate dhe asnje park ;;asnje lulishte per femijet ;;; i harroi rama ;; me ndertimet qe beri ne tirane ,, e beri tironen kampion te pluhurit te smogut ;;mjere shqiperia ime ne cfare duarsh ka ;;edhe nje kafshe e mban me mire kasollen e vet ;;

  • Per kete vendim qeveria mire shume ka bere…por keshilloj qe me urgjenc ngre Byrone Kombetare te hetimit…sepse problemi yne eshte drejtesia ….te filloj nga kupolat e mafjes e korrupsionit…populli kete pret se 233
    qershori 2013 kete vendim kishte e pret te zbatohet..po iken edhe 2014…e beni sekuestro pasurise se plackitur e ne burg….ne burg kerkon populli t’i shikoje…

  • Shtyllasi, fshati i internuar edhe në demokraci
    I nderuar zoti Rama kërkojmë vëmëndjen tuaj.
    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.

    Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.

    Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.

    Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.

    Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.

    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!

    Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.

    Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.

    Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…

    Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.

    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  • Shume vendim i drejte. injorantet dhe horrat e njesive vendore jane shkaterruesit e natyres shqiptare…por sigurisht faji dhe Krimi me i rende eshte i Sali Berishes qe i lejonte keto debila te Benin kerdine sepse vete po bente namin duke vjedhuer e shkaterruar.

  • NJE PERGJIGJE PER DISA PARASHKRUES;AKOMA KA INJORANT QE MENDOJNE SE sala DO RIKTHEHET PERSERI — JO TE NDERUAR , POPULLI YNE DUKE KERKUAR DEMOKRACI E DUROI BOLL BERISHEN SE AI DO TA SHPETONTE KETE VEND POR JU TE GJITHE E DINI SE CFARE BERI AI ME SHPURREN E TIJ TE FAMILJES NE FUND VRAU NE MES TE BULEVARDIT ,, DESHMORET E KOMBIT ,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *