Qato: Po kërkohen personat që qëlluan, procedim edhe kryepleqve nëse dalin përgjegjës

redaktor

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kujtoi dje se kushdo që ngre dorë ndaj forcave të rendit do të ndëshkohet maksimalisht, njëlloj si në Lazarat. Ai vlerësoi si të suksesshëm operacionin që po vijon në qarkun e Shkodrës dhe rrethet e tjera dhe dha një prononcim ditën e djeshme për rezultatet e arritura. “Kemi aktivizuar 3 helikopterё, 2 prej tё cilёve janё tё Ministrisё sё Mbrojtjes. Kemi dhe 35 mjete tё tjera, tё cilat shёbejnё pёr transportin e forcave policore. Deri nё kёto momente janё asgjesuar rreth 34 mijё bimё narkotike. Operacioni do vazhdojё dhe nё ditёt nё vijim. Terreni ёshtё shumё i vёshtirё. Do të kontrollohen të gjitha zonat”, tha Qato. Kurse për sulmin me armë, numri dy i Policisë së Shtetit e konfirmoi agresionin. “Kemi patur njё sinjal nё zonёn e Planit, pёr kёtё kemi dёrguar forcat speciale tё RENEA-s, kemi bёrё izolimin e zonёs, ёshtё bёrё kontroll dhe krehje e plotё e zonёs, nuk kemi konstatuar, ka qenё njё sinjal qё ёshtё dёgjuar nё distancё. Kjo ёshtё njё ndёr zonat, ku kemi gjetur rreth 20 mijё rrёnjё bimё narkotike në 150 parcela”, shtoi ai. Kurse për procedimin e të zgjedhurve vendorë që nuk kanë raportuar parcelat me drogë, Qato shpjegoi se “hetimet e mëtejshme do përcaktojnë përgjegjësitë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *