Korçë, jetonte i vetëm, gjendet i dekompozuar trupi i 48-vjeçarit

redaktor

Jetonte i vetëm prej shumë kohësh, aq sa familjarë dhe të afërm duket se e kanë harruar fare, kurse dy ditë më parë trupi është gjetur pothuajse i dekompozuar krejtësisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, kurse policia bëri me dije se viktima është 48-vjeçari me inicialet A. B. Nga veprimet e para hetimore sqarohet se i ndjeri jetonte vetëm dhe ishte përdorues i pijeve alkoolike, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Policia i kaloi dosjen për hetime të mëtejshme prokurorisë dhe do caktohet koha e vdekjes së tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *