TVSH censuron të vetmin film nga Shqipëria në Sarajevë

redaktor

Televizioni Publik Shqiptar i cili paguhet me taksat e të gjithë qytetarëve vazhdon të mbajë një qëndrim diskriminues dhe fyes ndaj komunitetit LGBT. Në kronikën amatoreske të këtij “gjigandi të harruar” flitet për “shqiptarët në festivalin e Sarajevës”, por në asnjë sekondë nuk flitet për të vetmin film nga Shqipëria që konkurron në këtë festival.

I kujtojmë TVSH se dokumentari “SkaNdal” me regji të Eriona Camit dhe Elton Baxhakut dhe skenar të Xheni Karajt dhe Kristi Pinderit ESHTE I VETMI FILM NGA Shqipëria në edicionin e 20-të të Festivalit të Sarajevës.
Eshtë e vërtetë që filmi nga Kosova i Isa Qoses ka marrë kritika të mira por po aq e vërtetë është se i vetmi film nga Shqipëria që konkuron në seksionin e dokumentarëve SkaNdal ka marrë po aq, në mos më shumë kritika të mira.
Le Monde, në shkrimin e saj të datës 19 gusht e vlerësonte kështu kete film:  “keto pamje arkivi, së bashku me dëshmitë e shumta, e bëjnë “SkaNdal-in” një dokumentar emocionues, i cili tregon daljen hapur të një lëvizjeje, dhe veēanërisht të disa personaliteteve, të cilet nuk mund të rrinë më në heshtje”.

Ky qëndrim i transmetuesit publik është i përsëritur. Si RTSH, si agjencia shtetërore e lajmeve (ATSH) nuk respektojnë as ligjet në fuqi dhe as parimet e tyre për të mbuluar të gjitha interesat e publikut, qoftë edhe atyre të komunitetit LGBT.

Kjo na bën të kuptojmë se në Shqipëri zyrtarët që paguhen me taksat edhe te qytetarëve LGBT ose kanë turp ose kanë urrejtje e neveri ose janë ende krejtësisht të paaftë për te hapur mendjet e tyre.

E për këtë arsye ky është një TURP që turpëron ata jo lëvizjen LGBT e as komunitetin LGBT që si për cudi, vazhdon të mbetet nder te paktat lajme te mira nga Shqipëria./Historia ime

Share This Article
3 Comments
  • Ku keni te drejten tuaj te kerkoni ,por ju nuk keni te drejte te impononi dhe as te detyroni dike qe tju beje publicitet.Homoseksualizmi nuk eshte as vlere as e mete eshte thjesht nje deshir seksuale qe duhet pranu por nuk duhet motivu.
    Askush nuk ju ndalon te kenaqeni dhe te defreheni kur keni mbush moshen e caktume,por edukimi seksual duhet pranu ashtu siç e ka kriju natyra.Devijimet jane te pranueshme por nuk mund te sherbejne si njesi ku nje shoqeri ta kete si baze te edukimit te brezave,dhe as te urrehet por te sqarohen femijet .
    homoseksualizmi ka egzistu prej mijra vjetesh dhe do te egzistoj,ju ndaç boni filma ndaç protestoni..
    Boni qefin tuaj dhe mos e vrisni shume mendjen shume,rrendesi ka qe te mbroheni nga viruset dhe semundjet duke perdor kondoma.

    • Boni qejf sa të doni se ju a thotë ky pederasti Dielli mbi KORAB, që prej kohësh e ka nxjerrë sumën rrugëve, nën shembullin e Fortposhtërsisë së tij Anus.
      O Rr.K. që nuk lë tematikë pa komentuar me atë shqipen tënde të çalë, që as një fëmijë i klasës së 6-të s’do ta kishte zili, sa harxhon kohën duke shkruar budallallëqe në forume më mirë lexo ndonjë libër të kulturohesh, se je për faqe të zezë.

  • Artikulli ka nota indinjate. Kristi, and friends, mos u merzisni e mos i fryna kaq shume kesaj pune. Kjo eshte kauza e jetes tuaj? Jeni homoseksualë, dhe cfare pastaj?Un nuk jam homoseksuale, dhe gjetjen apo, publikiminin, apo promovimin e seksualitetit tim se kam mision te jetes. Ka misione me fisnike, si te ndihmosh te varferit, sidomos ne Shqiperi. Nese doni te tregoni se jeni njerez normale, mjafton te silleni si te tille. Mua sme intereson se cbeni mbrenda mureve te shpise apo ne shtratin tuaj. Cfare dobie me ben mua? Mua si qytetare do me bente dobi vetem nese do sillnit ndonje shembull zemergjeresie bujarie, vullnetarizmi per te ndihmuar plot familje te varfra qe ka vendi yne. Dhe kjo ceshtja e seksualitetit me duket absurde qe reklamohet. Ska nevoje fare, seksualiteti nuk eshte nje atribut publik qe ndhat me popullin gjere, besoj qe i takon individit. Dhe dicka shtese, ajo vajza me floke te shkurtra, e kam pare te revista Klan me titullin : Lezbike dhe krenare.. krenare per cfare…? eshte si te thuash jam bjonde dhe krenare qe jam e tille…patetike. Mos tregoni kaq vogelsi. Nese doni te tregoni vlera, tregojini ne dimensione gjithperfshirese e jo duke u stereotipizuar…: “komuniteti LGBT”- U don’t need that

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *