Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014-ës. Ky suplement do të çojë lexuesit në ҫdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të veçanta ofrojnë.
“Tirana është dukshëm e lulëzuar. Toka është pjellore dhe punohet mirë. Gjithë shtëpitë kishin kopshte të mëdha plot me qershi, fiq, ftonj. Qyteti ishte jashtëzakonisht i pastër dhe shumë piktoresk. Xhamitë ishin tej mase të bukura , ngjyra-ngjyra dhe të pikturuara me peisazhe të mrekullueshme. Tirana ishte parajsë për artistin…..”. Kështu do ta përkufizonte Edith Durham në vitin 1905, udhëtimin e saj në Shqipëri.
Qysh prej asaj kohe kanë rrjedhur shumë ngjarje…..
Pak histori
Pozicioni gjeografik i hapësirës së Tiranës është i përshtatshëm për vendbanim, për arsye se ngrihet mbi një ultësirë, në të cilën kryqëzohen kalimet veri-jug, lindje-perëndim në këtë zonë të rëndësishmë të trojeve shqiptare. Megjithëse Tirana është një qendër e themeluar relativisht vonë, qyteti është vendosur mbi vendbanime të lashta të popullsisë, sepse pak e dinë që Tirana ka qenë një vendbanim shumë i vjetër, siç e vërteton mozaiku i Tiranës, i cili ka qenë pjesë e dyshemesë së një vile romake të shek. III.
Muret e kalasë së Justinianit, e cila është ndërtuar nga perandori bizantin Justinian, datojnë në shek e VI (viti 520), ku ka qenë dhe stacioni i vjetër i rrugës Egnatia. Mozaiku i vlerave kulturore dhe historike vijon edhe në shekujt e mëvonshëm, ndër të cilat është kulla e Sahatit, ndërtuar në vitin 1822, urat e vjetra siç është ajo e Tabakëve, e ndërtuar në shekujt XVII-XVIII, apo ura e Shën Gjergjit, ndërtimi i së cilës i përket gjysmës së parë të shek. XIX, që dëshmojnë për tradita të lashta të vendit tonë në fushën e ndërtimeve.
Trashëgimia kulturore e turistike
Një kronologji të trashëgimisë kulturore dhe turistike ne po jua pasqyrojmë nëpërmjet një udhëtimi nëpër kalatë e këtij qyteti plot dashuri e shpresë.
Kalaja e Petrelës ndodhet mbi një kodrinë shkëmbore, pranë lumit Erzen. Për vendin e saj strategjik, kështjella e Petrelës përmendet për herë të parë nga Ana Komnena, në shek e XI. Në vitin 1153, gjeografi arab Al Idrizi e përmend me emrin Betrula dhe emri i sotëm Petrela jepet nga Marin Barleti, kur kalaja e Petrelës ishte rezidencë e Mamica Kastriotit. Në kalanë e Petrelës janë kryer punime konservimi, duke e kthyer atë në një pikë të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj.
Një tjetër vepër e periudhës romake është edhe Kalaja e Tiranës që ndodhet në qendër të qytetit. Për datimin e saj, studiuesit pranojnë periudhën e Perandorit Justinian, duke e përfshirë atë si pjesë e sistemit të fortifikimeve fushore të shekullit IV të erës sonë. Diferencimi i teknikave të ndërtimit, njëra e antikitetit të vonë, kulla e rrumbullakët e periudhës bizantine dhe së fundi plotësimet rindërtuese të mesjetës së vonë, tashmë dallohen qartë nga vizitorët që kalojnë pranë kalasë, në udhëkalimin këmbësor të realizuar për këtë qëllim.
Bashkëjetesa e objekteve të kultit
Xhamia e Sulejman Pashës, e mbiemëruar xhamia e vjetër, rreth së cilës u formua bërthama e qytetit të Tiranës, u ndërtua në vitin 1614 nga themeluesi i qytetit, Sulejman Pashë Bargjini nga Mulleti. Ajo u dogj gjatë luftës së Dytë Botërore ndaj e njohim vetëm nga dokumentacioni fotografik, piktura e gravura të kohës, si dhe nga ndonjë skicë planimetrike e përafërt. Xhamia e vjetër përbëhej nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja.
Xhamia e Et’hem Beut ndodhet në qendër të qytetit, pranë Kullës së Sahatit. Në këtë xhami ruhen disa mbishkrime nga ku mësojmë se xhamia ka filluar të ndërtohet në vitin 1793-94 (1208H) prej Molla Beut nga Petrela dhe u mbarua në vitin 1821 nga djali i tij Haxhi Et’hem Beu. Nga mbishkrimet del qartë se Molla Beu arriti të përfundojë kupolën sipas formave tradicionale të xhamive të tjera të trevave shqiptare, ndërsa i biri përfundoi punimet duke ndërtuar portikun, minarenë dhe pikturat.
Biblioteka Kombëtare, përurimi i të cilës bëhet më 28 nëntor 1922 me kontribut të Ministrit të Arsimit asokohe Rexhep Mitrovica, shënon një hov cilësor, i cili do të shënonte një ngritje të nivelit intelektual të qytetit të Tiranës. Ky institucion do t’i jepej shoqërisë më 2 mars 1929 me përurimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Arkeologjik Kombëtar me materiale të sjella nga nekropolet dhe shpellat e Apolonisë dhe Butrintit. Në fillim u përurua “Oda e Skënderbeut” për t’u pasuar nga ekspozita e 28 nëntorit të vitit 1933, ku ndër të tjera u ekspozuan mbi 70 objekte me rëndësi, midis të cilëve dhe të shek. IV para Krishtit, si relievi i Kalorësit nga Pojani dhe Stela e Falakras, vepër shumë e hollë e artit zbukurues të Pojanit, fundi shek të III para Krishtit.
Në qendër të Tiranës ndodhet Muzeu Historik Kombëtar i cili u ndërtua në 28 tetor, 1981. Muzeu Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri. Afresku në krye të tij titullohet “Shqipëria” dhe është një nga veprat e ndërtuara në periudhën e komunizmit. Muzeu Historik Kombëtar ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga Paleoliti deri në antikitetin e vonë (shek.IV e.s).
Teatri i Operas dhe Baletit u ndërtua mbi ish- pazarin e vjetër në kohën e lidhjeve shqiptaro- ruse, evenimentet kulturore dhe shfaqjet e ndryshme të baletit janë ende pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit edhe në ditët e sotme.

O gazetare qe udhetoni ne histori, hiqni dore nga te tilla shkrime pa sens apo budallalleqe, sepse me shume e demtoni te ashtuquajturin turizem kulturor. Sa per kujtese, ura e tabakeve u ndertua rreth 250 vjet pas mbarimit te ndertimeve te San Pietro-s se Romes.
Per dijeni, cdo gje e ndertuar para pushtimit turk, nuk eshte ndertuar nga shqiptaret.
Mos u merzit o Pirro,,se ti njeh historine tende,apo te babait,,,por jo tonen
meru me Greqine tende,,edhe lipsu
Po qy re…e thaka historine..sipas ketija, pallatet parafabrikate te jevgjve tek varri I bamit I paska bere sulltan mehmeti…