Zbulohet shuma e grabitur në pikën e këmbimit valutor pasditen e së enjtes në Shkodër. Sipas inventarit të kryer nga pronari i dyqanit të “Exchange”-it, rezulton se dy personat e maskuar dhe të armatosur mundën të merrnin nga kasa plotë 20 milionë lekë të vjetra dhe më pas duke qëlluar në ajër me armë për të krijuar terror dhe panik të qytetarët, u larguan me ndihmën e një motori të zi dhe humbën gjurmët. Policia vendore tha dje se bëri shoqërimin e të paktën 20 personave kontigjent, 4 prej të cilëve dyshoheshin si autorë, por i lanë të lirë sepse nuk kishin prova të mjaftueshme. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, te tregu i valutës. Autorët e maskuar dhe të armatosur me automatik dhe pistoletë, sulmuan dyqanin e valutës ku gjendej një punonjëse. E kërcënuan me armë tek koka dhe morën paratë.
Shkodër, në pikën e këmbimit valutor u grabitën 2 milionë lekë, asnjë i arrestuar
