Vrasësi i gazetarit amerikan në Siri: Nga DJ në terrorist

redaktor

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, ekzekutori i gazetarit amerikan James Foley ka qenë reper dhe DJ. Ai quhet Abdel-Majed Abdel Bary, 23 vjeç, dhe është njëri ndër 6 fëmijët e Adel Abdul Bary-t, terroristit egjiptian që ka kërkuar azil politik në Britaninë e Madhe përpara se të ekstradohej në SHBA.

Në vitin 2012, babai i ekzekutorit të Foley është ekstraduar në Amerikë, pas një beteje të gjatë ligjore. Adel Abdul Bary akuzohej se ishte i përfshirë në atentatin ndaj ambasadave të SHBA-ve në Kenia dhe në Tanzani, në verën e vitit 1998.

Ai ishte dënuar me vdekje në Egjipt pasi në vitin 1995 e kishte kryer një atentat në një treg të Kajros.

Sipas “The Sun”, ai ka qenë edhe njëri ndër ndihmësit e Osama Bin Laden në fillimet e organizatës terroriste Al Kaeda dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me numrin 2 të Al Kaedës, Al Zawahiri.

Ndërsa, 23 vjeçari Abdel-Majed Abdel Bary ka jetuar me nënën Ragaa, pothuajse 10 vjet, në perëndim të Londrës, në një zonë të quajtur Maida Vale. Si raporton “The Sun”, ata banonin në një shtëpi me vlerë rreth 1 milionë stërlina. Gruaja ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitet 1990, pasi bashkëshorti i saj e kishte marrë statusin e emigrantit.

Sipas miqve të të riut, Bary manifestonte gjithmonë sjellje shumë radikale, pas ndërhyrjes britanike në Irak dhe Afganistan. Miqtë e 23 vjeçarit tregojnë se vitin e shkuar ai ra në kontakt me një predikues të radikalizmit Anjem Choudary dhe u nis për në Siri për t’iu bashkuar terroristëve islamikë.

Një javë më parë , reperi me origjinë egjiptiane kishte postuar një foto duke mbajtur në dorë një kokë të prerë.

Në botën e muzikës hip-hop, në Londër, ai njihej më presudonimin Jinn dhe L Jinny. Disa nga këngët e tij janë transmetuar edhe në BBC Radio 1, transpeton Top Channel. (r.m.)

Abdel-Majed Abdel Bary

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *