“Do i shkojmë deri në fund operacionit, kultivuesit e drogës të dorëzohen”

redaktor

Në zonën e Dukagjinit ka qenë i pranishëm dje edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, që është takuar me efektivët që marrin pjesë në aksion, duke i inkurajuar.

Ai tha se operacioni i Policisë, i nisur prej disa ditësh, po afrohet drejt fundit.

Pas operacionit në Lazarat, nga përmasat dhe përfshirja e forcave të policisë, dhe nga rezultatet e aktivitetit kriminal në kultivimin e lëndëve narkotike, është operacioni i dytë më i madh.

“Policia ka kryer një punë të shkëlqyer, mbetet për të parë si do të vijojë punë edhe me ata njerëz të cilët janë identifikuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike. Unë ju bëj thirrje të dorëzohen, as të mos e çojnë ndër mend se mund të përballen me Policinë e Shtetit dhe as të mos e çojnë ndërmend se mund t’i bëjnë bisht përgjegjësisë penale, që lidhen me aktivitetin kriminal që kanë kryer deri tani, por edhe me kundërshtimin me armë të forcave të Policisë”, tha ministri.

Ai shtoi se Policia është e vendosur që këtë operacion ta mbylli me sukses.

Ministri theksoi se aksioni do vazhdojë deri në rrënjën e fundit dhe përgjegjësisë nuk do i shpëtojnë as vendorët, nëse ka prova

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *