Aurela Gaçe kishte njoftuar më herët se ishte larguar nga roli i trajneres në “The Voice of Albania”, pas një viti eksperiencë. Autorët e këtij programi kanë zgjedhur si zëvendësuese të Aurelës, këngëtaren e njohur, Elsa Lila.
Elsa do të rikthehet në Tiranë për t’iu bashkuar jurisë së “The Voice”. Por në faqen e Facebook-ut të këtij spektakli njoftohet se edhe Elton Deda nuk do të jetë më në juri dhe ai do të zëvendësohet nga këngëtari dhe kompozitori nga Prishtina, Genc Salihu.
Pas tre vitesh pjesëmarrje në këtë talent show, Elton Deda ka vendosur të largohet nga roli i trajnerit.
Ndërkohë që Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri janë konfirmuar edhe për këtë vit në juri. “The Voice of Albania” pritet të nisë së shpejti edicionin e tij të katërt në Top Channel.

Me pelqente Eltoni.
me vjen keq qe iku Eltoni
-Alma,Sidriti,Eltoni ..etj hyjne te korifejte e muzikes se vertete dhe ky emision eshte i vetmi qe ndjek per muziken:boterore dhe shqiptare i pershendes dhe i uroj suksese.