Ne këto ditë të nxehta vere na është dashur të bombardohemi me akuza e kundër-akuza midis mazhorancës dhe opozitës. Një nga novelat e shumta që na janë ofruar është dhe çështja e regjistrimit të kodit IMEI të aparateve celularë. Nga njëra anë qeveria, përfaqësuar në këtë rast nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Znj. Milena Harito, dhe nga ana tjetër karvani i zëdhënësve të Partisë Demokratike.
Gjithë problemi qëndron në faktin se çdo aparat celular brenda Republikës së Shqipërisë do të duhet që të jetë i regjistruar në një databazë të administruar nga Ministria e Financave. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, pra nuk bëhet regjistrimi i aparatit brenda një periudhe 15 ditore, nuk do të jetë i mundur përdorimi i atij aparati brenda rrjeteve mobile shqiptare. Argumentimi kryesor i dhënë nga ana e qeverisë për këtë nismë është lufta kundër kontrabandimit të celularëve jo autentikë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës, e kanë kundërshtuar me forcë këtë vendim të qeverisë duke aluduar mbi qëllime okulte që mazhoranca ka në drejtim të shkeljes së privatësisë së qytetarëve shqiptarë. Në disa raste madje ka patur edhe supozime fantastike mbi plane të errëta të kontrollit të mendjes, të ngjashme me Projektin MK-Ultra. Duhet theksuar se fantazia e opozitarëve ka qenë më cilësore se mbrojtja që i ka bërë Znj. Harito VKM-së që i është caktuar për ta mbrojtur.
Çfarë është kodi IMEI
Për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë, është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është kodi IMEI (International). Çdo aparat celular, ashtu si të të gjitha pajisjet elektronike, që prej fabrikimit është i pajisur me një numër serial të patjetërsueshëm, ngjashëm me numrin e shasisë së makinave. Këtë numër mund ta gjeni bë pjesën e pasme të telefonit nën siglën S/N. Në të njëjtin vend mund të gjeni dhe një numër tjetër nën siglën IMEI (International Mobile Station Equipment Identity). Në teori dhe numri IMEI është njëfarë numri serial që është unik dhe i patjetërsueshëm për çdo aparat celular. Ndryshimi midis numri S/N dhe IMEI-t është se i pari mund të zbulohet vetëm duke patur në duar telefonin, ndërkohë që ky i dyti shërben si kod identifikues i aparatit brenda rrjetit celular dhe rrjedhimisht ofruesi i shërbimit të telefonisë është në dijeni të këtij kodi. Për të bërë një analogji midis rrjetit celular dhe lidhjes në rrjetet kompjuterike, IMEI është i ngjashëm me adresën MAC (Media Access Control) të skedës së rrjetit të kompjuterit e cila në teori është unike. Është praktikë e njohur identifikimi i pajisjeve të vjedhura me anë të IMEI-t në rastin e celularëve ose me anë të adresës MAC në rastin e kompjuterëve.
A mund të ndryshohet?
Kur i jemi referuar unicitetit të kodit IMEI apo adresës MAC, kemi thënë se janë teorikisht të pandryshueshëm. Në kundërshtim me krahasimin që bëri ministrja Harito duke barazuar IMEI-n me numrin e shasisë së makinave, me anë të disa programeve specifike dhe me pak aftësi kompjuterike, është e mundur që të bëhet ndryshimi i këtyre numrave sipas dëshirës; mjafton një shëtitje nëpër motorët e kërkimit në Internet për të zbuluar me mijëra teknika që mundësojnë këtë gjë. Duke iu referuar edhe VKM-së lidhur me regjistrimin e IMEI-t, në paragrafin I pika 3, merret si e mirëqenë pamundësia e tjetërsimit dhe uniciteti i këtij kodi. Sa më lart u tha, kjo gjë nuk është gjithnjë e vërtetë; për këtë duhet të ishte parashikuar me normë moslejimi i ndryshimit, si për shembull është bërë në Angli.
A mund të përgjohet përmes IMEI-t?
Një tjetër pikë e ndjeshme e debatit është mundësia e përgjimit të abonentëve duke u nisur nga IMEI i aparatit. Qeveria nga ana e saj e ka mohuar këtë mundësi, jo vetëm duke argumentuar se nuk është në qëllimin e saj një gjë e tillë, por gjithashtu ka argumentuar se është e pamundur të bëhet përgjimi me anë të IMEI-t.
Duke lënë mënjanë mirëbesimin kundrejt funksionarëve dhe institucioneve që kanë akses në bazën e të dhënave, duhet vënë në dukje se të pasurit e IMEI-t është e mjaftueshme që të bëhet interceptimi i thirrjeve. Ekzistojnë aparatura specifike të quajtura IMEI interceptor të cilat janë në gjendje të listojnë të gjithë telefonat mobilë që gjenden brenda një rrezeje të caktuar nga antena e saj, duke listuar kodin IMEI të aparateve dhe gjithashtu kodin IMSI, ky i fundit lidhet me abonentin (kartën telefonike). Duke pasur nga ana tjetër emrin e individit specifik që duhet përgjuar, bëhet i mundur dekodifikimi i bisedave të aparatit përkatës.
A mund të quhet cënim i privatësisë marrja e IMEI-t?
Në paragrafin I pika 7 të VKM-së, listohen të gjitha institucionet që kanë akses në bazën e të dhënave, më konkretisht ato janë: a) Drejtoria e Përgjithshme të Doganave dhe degët doganore; b) Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtoritë rajonale tatimore; c) Operatorët e telefonisë celulare në vend;
ç) Ministria e Punëve të Brendshme; d) Policia e Shtetit; dh) Prokuroria; e) Gjykatat.
Nëse më parë do të ishte i nevojshëm një mandat nga prokuroria për t’u kërkuar operatorëve telefonikë përgjimin e një individi të caktuar, tani një funksionar me zell të tepërt i këtyre institucioneve, ka mundësinë të vihet në dijeni të IMEI-t të aparatit të një abonenti dhe të kryejë, me anë të teknikave speciale, (si për shembull teknikat e përgjimit për të cilat u akuzua Ministria e Mbrojtjes disa vite më parë), përgjimin në terren të individit. Është për t’u theksuar se kjo mundësi hipotetike nuk ka fare të bëjë me vullnetin e mirë të Qeverisë por vë në dyshim trajtimin e databazës nga funksionarët e përveçëm. Për të mos folur pastaj për një të ardhme kur Qeveria të zotërohet nga një mazhorancë që privatësinë e qytetarëve nuk e ka fare prioritetin e saj.
A mund të kufizohet kontrabanda e celularëve me anë të IMEI-t?
Subjekt i VKM-së janë të gjithë importuesit e ligjshëm të aparateve, të cilët janë të detyruar të deklarojnë kodet IMEI të aparateve të importuara. Gjithashtu, subjekt i vendimit janë edhe qytetarët që aktualisht kanë në zotërim një aparat apo importojnë privatisht një të tillë. Duke krijuar bazën e të dhënave, qëllimi i Qeverisë është të frenojë importimin në mënyre kontrabande; një celular i futur kontrabandë, duke mos qenë me IMEI të regjistruar, nuk do të mund të ketë akses në rrjetin mobil.
Në këtë logjikë ekziston një fakt që nuk është marrë parasysh. Duke ditur se telefonat modernë të llojit smartphone të japin mundësinë me anë të disa teknikave specifike të ndryshosh IMEI-n; imagjinoni një situatë kur një person është i interesuar të fusë në qarkullim një aparat kontrabandë. Supozojmë që personi në fjalë ka mundësinë ta shesë këtë aparat në vlerën 15.000 Lek. I vetmi problem është kalimi i barrierës së IMEI-t. Atëherë një zgjidhje shumë e thjeshtë do të ishte që kontrabandisti të blinte një aparat celular të përdorur me vlerën 1.000-1.500 Lek, aktualisht i regjistruar në databazën e Min. së Financave, të vendoste IMEI-n e aparatit të përdorur në memorien e aparatit kontrabandë, të shkatërronte aparatin e vjetër, dhe si me “magji”, aparati kontrabandë tani rezulton si një aparat celular i rregullt dhe funksional brenda rrjetit.
*Inxhinier elektronik

Kete shkrim ta kishit botuar para 10 ditesh se gati u futem ne lufte me banden e “te pabindurve”.
Megjithate , faleminderit per sqarimin, do ishte mire ta shtypnit me germa te medha qe ta shohin ca “miope” shejtan-budallenj qe edhe pse e dine bejne te paditurin.
Shkrimi eshte korrekt dhe informues. Vetem kriminelet shqetesohen per mundesine e pergjimit dhe te vetendodhejs se tyre – sic nga ana tjeter kriminelet “inteligjent” dijne si te anashkalojne lgijin dhe te perdorin menyra me te sofistikuara sesa kjo me IMEI. Por ka ca gjera qe i duhet kerkuar ketij ligji per permiresim –
1. Numri i institucioneve qe kane mundesi aksesi tek keto te dhena eshte tejet i larte dhe i pajustifikuar.
2. Ligji duhet te parashikoje mundesine e cdo individi (ne administrate apo jashte saj) qe te aksesoje keto te dhena – kjo ka ndodhur edhe jashte dhe denimi i personave te tilla qe aksesojne apo pergjojne qytetaret me kundershtim me ligjin duhet te jete shume i rende.
3. Nese keziston mundesia e ndryshimit te IMEI-t – atehere duhet bere ajo qe thote autori i ketij shkrimi per Ligjin Britanik qe denon reptesisht personat qe bejne ndryshime te IMEI.
4. Se fundi autori nuk permend qe nje nga aresyet perse ky ligj eshte kerkuar dhe aplikohet edhe ne bote eshte per te luftuar krimin e organizuar dhe ate terrorist. Sot nese dikush kryhen nje krim dhe ka nje telefon me vete – eshte e mundur te gjendet IMEI-t qe kane qene prane vendit te krimit por deri me sot ne Shqiperi nuk mund te besh lidhjen mes nje IMEI dhe personit qe e perdor kete telefon. Kjo padyshim i ben kriminelet me te zgjuar dhe te kujdesshem per te perdorur menyra te tjera komunikimi e me te sofistikuar – por kjo nuk duhet te na ndali qe te kerkojme rregullimin ligjor te pronesise ndaj telephonave celular. Padyshim qendron edhe rreziku Hipotetik qe njerez te pafajshem te akuzohen per krime apo prani prane vendit te krimit – dhe padyshim qe qeveria dhe parlamenti/gjykata kushtetuese etj duhen vendosur para presionit per te siguruar popullaten per qellimin beninj te ketij ligji.
Opozita do te bente mire te merrej pikerisht me keto shqetesime reale – por pozicionimi i tyre Politike dhe ekstremist e ben cdo levizje te tyre te pavlefshme dhe te paragjykuar.
PLEP-INXHINJERIT
Pyetja ime e pare eshte: çfare ke vendosur te behesh kur te rritesh?
Jave me pare kam postuar dy komente (njerin e ripublikoj me poshte) lidhur me ligjin e ri te Haritos se idiotesive me tonelata. Me kete shkrim i je bashkuar edhe ti kesaj plejade idiotesh.
“Ka mijera metoda per te nderruar IMEI-n” shprehesh ne menyre diletanteske e qesharake. Metoda eshte nje: riprogramimi i chip-it qe permban kodin IMEI dhe behet vetem kur disponon te njejtat njohuri te prodhuesit te celularit!
Me poshte eshte linku qe ilustron kete metode, ku shihen aparatura, kablla nderlidhes e software qe veshtire te gjenden ne tregjet jo vetem te Tirones!
https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1pUNv6GCOOA
Ndersa per pergjimin e telefonatave me IMEI, te keshilloj ti hedhesh nje sy fileve te Wikileaks “Spy Files” ku mund te gjendet furnitori dhe aparatura qe Edi AuNirthte Rama me Hariton dhe te vellain Olsi kane blere per te hyre ne sekretet personale te shqiptareve. Mbase, me shume shanse aparatura mund te jete izraeliane, duke u nisur nga vizitat e Olsit ne Tel Aviv (me parate tona).
Edhe nje tjeter pyetje: me te vertete mendon se Vodafone dhe kompanite e tjera telefonike jetojne ne kohen e plepave ku je dipllomuar, te lejojne ndryshimin e IMEI-ve te klienteles se tyre, me ndonje rast edhe te dublikuar?
LIGJ GANGSTERESH ME PASOJA
Nuk trembemi nga qartesia qe gangstere si Tahiri, apo Balla se shpejti ne vend te tij, apo ijnorantja Harito duan te pergjojne celularet dhe gjithe paisjet WiFi, per te shtypur me thundra te hekurta çdo ide ndryshe qe ne qelize, i trembemi pasojave te pa riparueshme qe do lere pas vehtes ky ligj qe eshte i destinuar drejt vdekjes se sigurte.
E gjithe databaze do bjere ne duar qe veshtire se do e asgjesojne edhe pas nje kundraligji qe do e shpalle te pavlefshem e antikushtetues.
Ky ligj, keshtu siç eshte konceptuar frenon qe pa lindur çdo nisme inovative te shum perdorimit te mjeteve wifi, per e-banking, per prenotime, pagesa, e-medicine e mijra te tjera aplikime qe mbushin me hapa gjigante hapsirat e pafundme te maredhenjeve ndernjerezore ne vendet e zhvilluara te perendimit.
Qellimi i aprovimit sa hap e mbyll syte te kesaj kuçedre liri mohuese, eshte tejet i qarte ne nenin 7. te tij, ku ligjerohen subjektet qe kane te drejten e perdorimit te kesaj databaze gjigante, duke filluar nga doganat, tatimet, drejtesia, policia, ministria e brendeshme, prokuroria dhe ajo qe eshte me qesharake jane gjykatat.
Pasojat demtuese do jene te pa imagjinueshme qe keta gangstere promovues te ligjit i bejne vendit dhe imazhit te tij, duke filluar nga te huajt qe duan te vizitojne Shqiperine, tek emigrantet, tek sipermarresit e huaj qe duan te investojne e deri tek ambasadat e huaja e perfaqesuesit e organizmave nderkombetare qe do marrin guximin te shkelin ne territorin shqiptar.
Duke njohur analfabetizmin e gjithe strukturave qe duhet ta mbrojne kete databaze, duke filluar nga e plepdipllomuara Harito, tek keshilltari i saj shites qepesh te thata Lorenc Bako, e deri tek polici Çipa nga Himara me sitin online te shpuar nga te kater anet, rrezikohet te bjere ne dore te grupeve kriminale te huaja, duke filluar nga ato ruso-serbe, turke, greke e me radhe.
Edhe mes vete kompanive telefonike te liçensuara, krijohet nje konflikt interesi i pa shembullt ne boten e biznesit, ku sekretet industriale te tyre behen loje e konkurences se ndyre e korruptive.
Nese kemi bindjen e plote se PD-istet luften qe kane nisur e bejne jashte ketyre problemeve reale, thjesht per kokurence dy partitore, kuvendaret e PS-ise duhet te zgjohen nga letargjia ku i ka futur Edi Rama me gangsteret e tij Tahiri e Harito, e se shpejti edhe Balla i fryrjeve qafe shtremberuese, dhe ta hedhin ne koshin e plehrave kete monster te diktatures neoliberiste te mjeraneve ediramiste.
Kur te rritem do behem shofer! Por nuk kuptoj cfare paqartesie ke nga shkrimi?
Shofer mire e ke zgjedhur, po vetem ne rruget e brendeshme te ndonje pularie private per transportimin e glacave ne depot e dekompozimit.
Nuk me rezulton te kem paqartesi, sepse siç mund ta provosh shume nga argumentet i gjen te postuara nga une shume me pare ne kete faqe online.
Modestise i ke dhene nje shqelmbythje qe kur enderrove per tu bere shofer tek autoshkolla e plepave tek Shkomi i Kavajes, ke makjuar emrin e inxhenjerave me shkrimin e mbushur me pasaktesi e perpjerdhje fallxhoresh te kembekryqulur ne rruget e Tirones.
Me siper te kam shtjelluar nje pjese te bufonatave qe ke shkarravitur edhe ne gazeten e shtypur. Edhe pse kam njohuri shume me te hollesishme per argumentin ne fjale, jam ndalur ne ato me te kuptueshmet per lexuesit e DITA-s, pa fanfara e marshime triumfale.
Mos e flak ne koshin e plehrave formimin qe ke marre mbase edhe me sakrifica te prinderve tuaj.
Me duket se nuk e ke lexuar me vemendje artikullin. Qellimi i shkrimit nuk eshte per ti bere karshillek qeverise por e kunderta:
1. Hidhet poshte teza se IMEI eshte nje numer shasie.
2. Hidhet poshte teza se IMEI eshte unik dhe i pandryshueshem.
3. Hidhet poshte teza se IMEI nuk sherben per pergjim, pavaresisht se per nje pergjim duhen edhe te dhena te tjera.
4. Hidhet poshte teza se IMEI ndihmon per bllokimin e kontrabandes.
Me vjen mire qe ke ndjek edhe debatin tek faqja e Haritos ne FB dhe jam i mendimit se edhe shkrimi eshte ne te njejten linje; kunder argumentave te Haritos.
Sa per etiketimet qe ke bere, ndonese te larmishem, te falenderoj qe nuk ke kaluar ne nivelin e opozitareve te sotem.
P.S.Titulli nuk eshte origjinali dhe mendoj se krijon konfuzion, gjithashtu nuk eshte i sakte kualifikimi i autorit, ndonese inxhinjer por jo elektronik.
Me pak fjale me kete ligj hiqet korraca kushtetuese qe na mbron nga abuzimi me pushtetin i atyre qe mund te jene drejtore. E mira do ishte qe ata qe paguhen si deputete e qe moren pushtetin nga 1 mln dackat te kuptojne qe duhet te mbrojne interesat e popullit.
Kete shperthimin e Sume protopapas nuk arrita ta kuptoj.Cke ore qe na can daullen me ato fjale rrugaci ?
Pa na thuaj zotria jote me njohurite e medha te idiotesise shprehese nderqytyetase , kete ligj e kemi vetem ne apo dhe plot shtete te tjera ?
He, se ju te sali protopapapes, na e keni borxh te pa shly …nje hunde ne prapanice
Nese mungon citimi i 1984 (Nineteen Eighty-Four) i George Orwell une nuk e lexoj artikullin.
Po qe se ju duket paradoks sa eshte shkruar mesiper kontaktoni z. Bertrand Russell per shpjegimin.