Partia Demokratike pritet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin më të fundit të miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në lidhje me moslejimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga pushteti vendor deri pas zgjedhjeve vendore të 2015. Vendimi i KKT-së është argumentuar nga Kryeministri Edi Rama si një masë e domosdoshme për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm të territorit.
“Këshilli Kombëtar i Territorit, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale, por edhe përtej ndarjes administrativo-territoriale në funksion të krijimit të një kulture vetëpërmbajtjeje ligjore dhe nënshtrimi përpara gjithë çfarë ligjet kanë paraparë në funksionimin e autoriteteve, për të autorizuar leje ndërtimi.
Kjo sjell domosdoshmërinë për të pezulluar me autoritetin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe në funksion të interesit tonë kombëtar dhe publik, por dhe të gjithë atyre interesave private që janë sakatuar dhe sakatohen çdo ditë, duke mos u marrë hiç parasysh, për qëllime nga më të errëtat, të zbatimit të të gjitha planeve vendore, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore, pas zgjedhjeve të vitit 2015”, theksoi Rama në fjalën e tij.
Por vendimi konsiderohet si anti-Kushtetues nga Partia Demokratike, ndërsa ekspertët e saj ligjore po përgatisin ankimimin që do ia drejtojnë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të tij. Burime nga PD konfirmojnë për TemA se do të asistojnë me mbështetje ligjore edhe të zgjedhurit vendorë që do të kundërshtojnë zbatimin e një vendimi të tillë.
Në këtë mënyrë duket se në muajin shtator, Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendorë do të zhvendosin betejën e tyre me Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të depozitohen një sërë ankimimesh për ligje dhe vendime të Qeverisë.
Referuar vendimit të KKT-së, ekspertët demokratë theksojnë se ai bie ndesh me nenin 113 të Kushtetutës, nen që përcakton kompetencat e njësive vendore në territorin e tyre.
“Këshillat komunalë, bashkiakë të qarkut rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur ccështjet vendore brenda juridiksionit të tyre. Ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike. Kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenyojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre. Kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin taksa vendore, si dhe nivelin e tyre, caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në Gjykatë. Referuar kësaj që përcaktohet në nenin 113 të Kushtetutës, por edhe vetë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi kompetencat e pushtetit vendor, referuar edhe Kartës Europiane të Autonomise Lokale që njeh dhe përcakton autoritetet vendore si përgjegjëse për administrimin dhe vetëqeverisjen e territorit te tyre, vendimi i KKT është në kundërshtim flagrant dhe pezullimi i zbatimit të tij nga Gjykata Kushtetuese është i pashmangshëm”, shprehen ekspertë ligjorë pranë Partisë Demokratike.
Ankimimet në Kushtetuese
Përvec vendimit më të fundit të KKT në lidhje me lejet e ndërtimit, Partia Demokratike i është drejtuar dhe do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shumë ligje dhe vendime të tjera. Në pjesën më të madhe të tyre, duket se ankimim kundër Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare do të ketë edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Demokratët kanë deklaruar se do të cojnë në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale, atë të Policisë së Shtetit, ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e KLD, atë të shkollës së Magjistraturës, të gjitha këto ligje të miratuara nga mazhoranca në seancën e fundit të sesionit parlamentar që mbylli punimet më 31 Korrik, por që nuk u dekretuan nga Presidenti Bujar Nishani.
Ndërkohë në Kushtetuese është dorëzuar ankimimi mbi vendimin e Qeverisë që detyron kompanitë e telefonisë së lëvizshme të dorëzojnë numra IMEI të aparateve celularë, si dhe qytetarët të dorëzojnë IMEI e aparatëve celularë që kanë në përdorim.
Në objekt padinë e depozituar në Gjykatë, Partia Demokratike kërkon deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të vendimit nr. 354, datë 4.6.2014 të Qeverisë “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, si dhe pezullimin e vendimit nr. 354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrav “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
“Dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdhëruar të gjithe kompanitë t’i dorezojnë IMEI e çdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, facebook, ëhatsapp, bbm, numër telefoni të regjistruar, foto, pra gjithcka private që ndodhet në aparatin celular të një individi”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi.
Sipas tij, urdhri i Ramës për të përgjuar komunikimet elektronike dhe korrespondencën personale të gjithkujt, është anti-europian dhe shkon në drejtim të vendeve me tendenca oligarkike.
“Urdhri i Ramës është antikushtetues, pasi cenimi i të drejtës për jetë private dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, jashtë çdo standardi kushtetutes për kufizimin e të drejtave të njeriut, cenon nenet 4, 17, 35, 36, dhe 118 të Kushtetutës, nenin 8 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Euuropiane të Drejtësisë. Ky urdhër do duhej të pezullohej sa më parë nga Gjykata në mënyreë që të mos sjellë pasoja të paripariueshme për funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve”, thekson Halimi.

GJITHCKA DUHET LEXUAR DREJT!
—
LEJET E NDERTIMIT NGA VENDORET JANE THEMELI I POLITKES DHE PROCESIT ZGJEDHOR SHQIPTAR.
—
PA LEJE NDERTIMI, NUK KA ME “BATERDI” ELEKTORALE SIC E LA LULI DHE BRRISHA VENDIN NE QERSHOR PER TE MARRE VOTA!
PA LEJE NDERTIMI NUK KA ME AS LEKE BLERJE VOTASH!
PA LEJE NDERTIMI NUK KA ME AS PREMTIME BOSHE!
HAHA… JAM KURIOZ TE SHOH SI DO ZHVILLOHET FUSHATA VITIN TJETER.. PATJETER DICKA TJETER DO DALE. SHQIPTARET JANE BERE EKSPERTE NE ARTIN E MBIJETESES.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Historikisht Verioret kane qene e “keqia me e madhe e Shqiperise”.
Gjithe Bota
ka specialista dhe teknike (si ne kohen e Everit) kurse
shqiptaret u “dembelosen dhe c’thurren” qysh nga koha veriorit
Ramiz Alija pastaj u bene “vrases dhe kurva” me drogen e
veriorit tjeter shpellar krimineli Sali Bisha.
Shqiptaret sot “dembelat, llafazane dhe mburravecet” me te medhenj ne Rajon.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx