Ndërpriten punimet për ndërtimin e Hodrocentranlin “HEC Bistrica 3”, mbi lumin Bustricë, pasi specialistët e mjedisit kanë konstatuar shkelje të procedurave mjedisore. Sipas zbatuesve të projektit, është duke u diskutuar, teknikisht i disa detaje që do të me përmirësimin e projektit fillestar. Hidrocentrali në ndërtim është pezulluar nga specialistët e mjedisit pas ankesave të autoriteteve. Sipas drejtuesve lokalë të komunës Mesopotam, shkeljet e bëra në projekt kanë dëmtuar prodhimet bujqësore të fermerëve dhe mjedisin natyror.
