Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, në lidhje me kërkesën e këtyre të fundit për futjen në rendin e ditës të çështjes së mandateve. Përfaqësuesi i opozitës, Denar Biba, ka shprehur pakënaqësinë për mosfutjen në rendin e ditës të kërkesës së anëtarëve të majtë. Biba u shpreh se kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, e ka shkelur ligjin, pasi kur një çështje kërkohet nga dy ose më shumë anëtarë, ajo futet automatikisht në rend të ditës. Ndërsa Lleshi u përgjigj se pavarësisht kësaj, çështja mund të diskutohet gjatë mbledhjes.